Në Tetovë, oborret e shkollave sërish shndërrohen në parkingje

Mungesa e vendeve të parkimit në Tetovë pritet të rëndohet me mbërritjen e mërgimtarëve. Ndërkohë që projekti i shumë pritur për ndërtimin e një garazhe shumëkatëshe, mbetet ende vetëm premtim. Nga Komuna e Tetovës thonë se për këtë projekt presin pëlqim nga Ministria e Transportit. Nga ana tjetër sipas autoriteteve lokale, gjatë muajve të verës problemi do të zbutet me shndërrimin e oborreve të shkollave në vend parkim, njofton Alsat-M.

“Gjatë periudhës së verës komuna bën edhe disa parkingje shtesë nëpër oborret e shkollave, kur nuk zhvillohet mësimi, dhe vlerësojmë se në masë të konsiderueshme edhe kjo problematikë është zgjidhur”, tha Hisen Xhemaili, kryetar i këshillit komunal.

E përderisa nga komuna e Tetovës pretendojnë se deri diku kanë zgjidhur problemin e parkingjeve, pamjet në terren flasin ndryshe, ndërsa kërkesa e banorëve është që, komuna të shtojë sa më tepër vendet për parkim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button