ASHAAM: Mediat të informojnë në mënyrë të paanshme për referendumin

Gjatë fushatës së referendumit mediat të njoftojnë në mënyrë profesionale, të mos marrin anë gjatë njoftimit e as të emitojnë porosi të dhunshme për shkatërrim të rendit kushtetues të vendit, drejt nxitjes, gjuhës së urrejtjes dhe as të mos nxisin urrejtje etnike dhe racore, ksenofobi dhe forma tjera të urrejtjes, ftoi sot Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh së bëhet fjalë për çështje të rëndësishme, presim që mediat të sillen në pajtim me rolin që e kanë në zhvillim dhe zhvillimin e drejtë të proceseve demokratike, gjegjësisht të ofrojnë shërbime për qasje të njëjtë”, tha në konferencën e sotme për media drejtori e Agjencisë, Zoran Trajçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button