Deputetët e Maqedonisë prej sot në pushim, kthehen më 20 gusht

Seanca për shpalljen e referendumit të marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë që u mbajt dje, është seanca e fundit për këtë muaj, pasi që depuetët e Kuvendit të Maqedonisë deri më 20 gusht do të jetë në pushim vjetor. Kështu bëri të ditur sot në takimin joformal kryeparlamentari, Talat Xhaferi, njofton Portalb.mk.

“Prej sot deputetët janë të liruar nga obligimet e tyre, dhe më 20 gusht do ta kenë ditën e tyre të fundit të pushimit. Por meqë më 21 gusht është Bajrami i Kurbanit dhe me 28 gusht është festa e Bogorodicës, sërish i bie që edhe në këto data nuk do të ketë aktivitete”, tha Xhaferi.

Ai gjithashtu njoftoi se dhjetë seanca plenare, nga 57 sa kanë qenë të mbajtura deri më tash kanë mbetur të papërfunduara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button