Zaev: Patriotët e vërtetë të vendit të dalin të votojnë në referendum me 30 shtator (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë në konferencë për media i ftoi të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të dalin të votojnë në referendumin për emrin për të mirën e vendit, për integrimet euroatlantike dhe, siç tha ai, duhet të dilet nëse jemi patriotë të vërtetë, transmeton Portalb.mk.

“Dje Kuvendi i konfirmoi datën e referendumit. Ditën që është vendimtare për të mirën e vendit dhe të ardhmen. Tani është koha kur qytetarët ta japin qëndrimin e tyre, bëni zgjidhjen e duhur, në vend të errësirës, pasigurisë dhe errësirës zgjidheni dritën dhe të ardhmen. Jam i sigurt se vota juaj do të jenë porosi për gjithë botën. Ju ftoj të votoni me krenari. Si patriotë të vërtetë.  Të themi po për garanci të stabilitetit dhe të ardhmen në BE dhe NATO”, Zaev.

I pyetur se çfarë nëse nuk ka sukses referendumi, Zaev tha as që nuk dëshiron të mendojë një gjë të tillë për mossukses. Ai gjithashtu beson se VMRO-DPMNE-ja nuk do të ftojë për bojkot të referendumit sepse pikërisht ajo parti ka ftuar për referendum.

“Nuk dua as të mendoj nëse nuk plotësohet censusi. Ky është vendim historik dhe mund ta sjellin vetëm qytetarët. Unë kam sjellë vendim, ministrat kanë sjellë, shumica parlamentare dhe të gjithë qytetarët që e kanë kuptuar dhe  janë vendimtar për të ardhmen e vendimin. Jam i sigurt se do të jetë i suksesshëm ku duhet të dalin 5.5 për qind e popullatës dhe më shumë të votojnë pro. VMRO nuk ka për qëllim të ftojë për bojkot dhe unë mendoj se nuk do të ftojë për shtetin dhe për to pasi VMRO-DPMNE është partia e parë me punën që është marrë është referendumi”, tha Zaev.

Ndryshe, dje me 67 vota “për” Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shpalli datën për mbajtjen e referendumit që është 30 shtator.

Pritshmëri të mira për referendumin tashmë kanë shprehur edhe eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ftojnë qytetarët e Maqedonisë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button