Maqedoni, 17 persona janë prekur nga edipemia e fruthit

Në rajonin e Dibrës janë regjistruar 17 raste të personave të cilët janë prekur nga epidemia e fruthit, njofton Instituti i Shëndetit Publik të Maqedonisë nëpërmjet një postimi në facebook, transmeton Portalb.mk.

Të gjithë të sëmurit prej epidemisë kanë lidhje ndërmjet veti dhe të gjithë janë nga Dibra, në përjashtim të njërit rast që është nga Ohri, por çdo ditë udhëton për në Dibër për shkak punës.

Njëmbëdhjetë prej tyre janë mbi moshën 30-vjeçare, tre janë të moshës prej 20-29, dhe nga një person të grupmoshave prej 15 deri 19, prej 1 deri në 4 dhe  nën moshën njëvjeçare.

Nëntë persona të sëmurë janë meshkuj dhe tetë femra. Nga numri i përgjithshëm i të prekurve, 10 janë rom, katër shqiptarë, dy turq dhe një maqedonas.

One thought on “Maqedoni, 17 persona janë prekur nga edipemia e fruthit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP