Forma më e mirë e referendumit për Maqedoninë do të ishte kjo variantë

Ende nuk është vendosur për formën e referendumit i cili pritet të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit të këtij viti lidhur me marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Njohësit e çështjeve politike dhe juridike për Portalb.mk treguan dhe sqaruan format e referendumit duke sqaruar gjithashtu edhe efektet.

Ish drejtori i Entit për statistikë, Donço Gerasimovski për Portalb.mk sqaron se cila formë e referendumit do të ishte më e përshtatshme për Maqedoninë dhe pse.

“Sipas mendimit tim referendum gjithsesi që duhet të ketë, dhe nëse kërkohet zgjidhje në interes të shtetit atëherë referendumi duhet të jetë i suksesshëm. Tani kërkohen dhe propozohen forma se si ai të zbatohet në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Nga kjo del se nëse duhet të zgjedhim mes referendumit konsultativ dhe të obligueshëm, modeli konsultativ sjell të mira dhe do të ishte shumë mirë që ky të zbatohet që të kemi zgjidhje pozitive në interes të banorëve. Model i obligueshëm hyn në ligje dhe kushtetutë dhe kështu do të vihet te modele të tjera, duke pas parasysh se do vihen nene dhe pika ne ligje. Që të ketë mirëkuptim dhe marrëveshje referendumi duhet të jetë konsultativ me anë të të cilit do të mund të përfundohet i njejtë në formën më të mirë dhe në të mirën e qytetarëve. Duhet ta kemi parasysh se tani vendi u kyç në drejtime të rëndësishme pozitive për të ardhmen e vendit edhe referendumi duhet të jetë i suksesshëm që të ecim drejt jetës më të mirë, me ekonomi më të fortë dhe me punësime për të rinjtë”, tha Gerasimovski.

Zaev: Biseduam për pyetjen e referendumit: “a jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar Marrëveshjen me Greqinë” (VIDEO)

Nga ana tjetër Sefer Selimi nga Democracy Lab, sqaron për Portalb rëndësinë e referendumit që ai të jetë i suksesshëm.

Sefer Selimi
Sefer Selimi

“Unë nuk do të komentoj në aspektin  teknik ligjor nëse do të ishte më mirë që referendumi të jetë konsultativ apo obligues në Maqedoni, sepse në të dyja rastet (siç edhe është theksuar nga qeveria) ai do të jetë vendim final për Marrëveshjen e emrit me Greqinë. Në këtë rast unë dua të fokusohem tek pasojat politike që do rezultojnë nga referendumi i suksesshëm apo dështimi i tij. Në qoftë se referendumi dështon qoftë për mos arritjen e censusit prej 50% apo shumica e votave do të jenë kundër implementimit të marrëveshjes, Maqedoninë e pret një periudhë mjaftë e rrezikshme, e paparashikueshme dhe që do të ketë implikime për të gjithë regjionin. Jo vetëm që do të humbim perspektivën e integrimit në Bashkim Evropian dhe do të humbin ftesën për t’u bërë anëtare e NATO-s por do të hymë në një spirale të izolimit ndërkombëtarë dhe me shumë gjasë procesi i demokratizmit do të kthehet mbrapsht duke prodhuar lëvizje të rrezikshme për shtetin dhe qytetarët”, tha për Portalb.mk, Selimi.

Ai shtoi se referendumi i suksesshëm do të thotë zhvillim ekonomik, stabilitet dhe eurointegrime.

“Ajo që dimë sigurt është rezultati nga referendumi i suksesshëm. Maqedonia do të anëtarësohet në NATO dhe kjo do të prodhoj siguri dhe stabilitet për zhvillim ekonomik; dhe do të hap negociatat për anëtarësim në EU  që do të thellojnë reformat të cilat duhet të rezultojnë me rritjen e standardit të qytetarëve të saj”, shtoi Selimi.

Ndryshe, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) kumtoi se me marrëveshjen e arritur ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, arritëm të  fitojmë ftesë për anëtarësim në NATO dhe të fitojmë datë për fillim të bisedimeve me BE-në në vitin 2019, kurse siç thonë me Marrëveshjen e Prespës,  Maqedonia fiton të ardhme, kurse qytetarët e Maqedonisë fitojnë jetë më të mirë.

“Çështjet për anëtarësim në NATO dhe BE dhe marrëveshja e arritur në Prespë janë çështjet më të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë, dhe për këtë shkak qytetarët do ta kenë fjalën e fundit në referendum,” thuhet në kumtesën e LSDM-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button