Shekerinska: Sot do ta përmirësojmë atë që është lëshuar në vitin 2008

Sot është dita ku mund ta përmirësojmë atë që është lëshuar në vitin 2008, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sapo arriti në Samitin e NATO-s sot në mëngjes, transmeton Portalb.mk.

“Sot është dita në të cilën mund ta përmirësojmë atë që e kemi lëshuar në vitin 2009”, tha Shekerinska para gazetarëve.

Ajo e rikujtoi Samitin e NATO-s në Bukuresht kur Maqedonia duhej të marrë ftesë për anëtarësim, por u refuzua për shkak se kishte problem rreth kontestit të emrit me Greqinë. Në atë kohë nuk ndihmoi insistimi dhe premtimi i presidentit të atëhershëm të Amerikës, Xhorxh Bush. Greqia mbeti në qëndrimin e saj, ndërsa shkak ishte edhe riemërimi i aeroportit të Shkupit dhe autostradës për në Greqi në atë kohë me emrin “Aleksandër Makedonski”.

Por, sot situata është më ndryshe. Vendet anëtare sot do të pajtohen t’i japin drejtë Maqedonisë për ftesë që t’i fillojë procedurat për anëtarësim.

Maqedonia pret ftesë për në NATO në Samitin e Aleancës

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP