Boshkovski: Më arrestuan për së dyti herë sepse ndonjë televizion nuk më kishte incizuar (VIDEO)

Nuk jemi këtu për dëm material, këtu jemi për dëmin që më është shkaktuar mua, familjes time dhe partisë time në këtë proces të monitoruar politik për të cilin janë deklaruar e gjithë bota demokratike, kështu deklaroi sot lideri i “Të bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski pas seancës së sotme të rastit “Tortura” për arrestimin e tij me 6 qershor të vitit 2011, para restorantit “Vodenica”, transmeton Portalb.mk.

Të akuzuarit në seancën e sotme thanë se nuk ndjehen fajtorë, por, siç tha Boshkovski, shpreson se gjykata me procedurë të drejtë do ta dëshmojë të kundërtën.

“Do të jemi dëshmitarë të asaj që do të thuhet në seancë. Ju vet keni qenë dëshmitarë të maltretimit brutal dhe të asaj që sërish më dërguan nga stacioni policor në vendin e arrestimit, si në film, sepse ndonjë kamerë e ndonjë televizioni nuk e ka incizuar arrestimin. Për këtë sigurisht se do të përgjigjen”, tha ai.

Ndryshe, rasti “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

Në rasti “Tortura” akuzkohen 7 persona, ndër të cilët janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe komandanti i “Alfave” Ivica Antevski – Puki.

ddsdsd

Më poshtë mund të dëgjoni inçizimin e “bombave” dhe video-inçizimin gjatë arrestimit të Boshkovskit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP