Gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill, fillon më 22 gusht
Seanca e parë për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të 2017-ës në Kuvendin e Maqedonisë është planifikuar për në 22 gusht 2018. Gjykata Themelore Shkup 1 informoi se në periudhën në vijim janë caktuar 37 seanca në fazën kryesore.
Sipas Gjykatës Themelore Shkupi 1, tashmë janë duke u përgatitur urdhrat për të arrestuarit në paraburgim shtëpiak, si dhe për palët e tjera në këtë rast.
Ndryshe, për dhunën e 27 prillit, 28 persona akuzohen për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, ndërsa dy akuzohen për ofrim të ndihmës gjatë kryerjes së kësaj vepre. Vetëm deputetja Zhaklina Peshevska u lirua nga akuzat në mungesë provash. Prokuroria pohon se ka arritur ta gjejë edhe organizatorin, edhe nxitësin, por nuk e tregoi as funksionin e tij e as rolin që e ka patur konkretisht më 27 prill.
Sipas akuzës, pesë deputetët e akuzuar, Kërsto Mukovski, Lupço Dimovski, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullovski dhe Elena Bozhinovska ua kanë hapur derën protestuesve, ndërsa njëri prej tyre besohet se ka folur në telefon me njërin prej organizatorëve të protestës që ka qenë jashtë gjatë momenteve kritike, dhe e ka urdhëruar hyrjen e protestuesve në Kuvend. Por, përveç deputetëve, edhe dy pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit dyshohet se e kanë drejtuar turmën deri tek salla e mediave dhe salla e seancave plenare, ndërsa ka ndihmuar edhe një pjesëtar i Shërbimit Sekret.
- LEXO: Vetëparaqitet në Shutkë, Mitre Pitropovski i kërkuar me flet-arrest për dhunën në Kuvend
- LEXO: Dhuna e 27 prillit, dënohen dy persona: Njëri për rrahjen e Zoran Zaevit, tjetri për rrahjen e Artan Grubit
- LEXO: Gjykata në Maqedoni dënoi me burg dy dhunuesit e Ziadin Selës
Një vjet nga dita e përgjakshme e 27 prillit, si vazhdoi ky tregim i dhunshëm?