Parlamenti i Holandës dha dritë të gjelbër për bisedime me Maqedoninë

Parlamenti holandez dha dritë të gjelbër që Maqedonia të fillojë bisedime me Bashkimin Evropian. Me vendimin e Parlamentit, Këshillit Evropian pritet të votojë “për” hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë gjatë takimit të caktuar për më 28 dhe 29 qershor, publikojnë mediat holandeze, transmeton MIA.

Një pjesë e tyre e  citojnë Piter Omtcpit i cili është anëtar i grupit parlamentar i cili e kishte vizituar Shqipërinë në maj me qëllim që nga afër të njoftohet me situatën në atë shtet.

Në lidhje me Maqedoninë ai thotë se situata për hapjen e bisedimeve për anëtarësim është shumë e komplikuar për shkak të referendumit që pritet për  sqarim për emrin e ri të shtetit.

Parlamenti holandez bllokonte hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Hapi është ndërmarrë para samitit të BE-së së javës së ardhshme kur Tirana  pret të marr leje për fillim të bisedimeve për anëtarësim.

Më shumë se gjysma e deputetëve, 76 nga 150 përfshirë edhe deputetët të cilët e mbështesin qeverinë e kryeministrit Mark Rute bllokuan fillimin e bisedimeve të Shqipërisë me BE-në. Ata theksojnë se ekziston “shqetësim serioz rreth luftës kundër korrupsionit” Këshilli i BE-së për punë të përgjithshme të hënën dhe të martën do të shqyrtojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Të enjten  dhe të premten  është takimi i shefave të shteteve dhe qeverive të anëtarëve të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button