Kabineti i presidentit: Ekzistojnë mekanizma efikas për llogaridhënie, nuk ka nevojë për “mjete” shtesë

Nga Kabineti i presidentit Gkorge Ivanov reaguan ndaj kumtesës së Qeverisë në të cilën thonë se deri tani Qeveria nuk ka marrë përgjigje kthyse nga ai se a e ka pranuar ose jo mundësinë për tranparencë, përmes mjetit për llogaridhënie që t’u tregojë qytetarëve se si i harxhon paratë e tij, transmeton Portalb.mk.

Nga kabineti thonë se duke pasur parasysh se ekzistojnë mekanizma për kontrollim të punës financiare të institucioneve shtetërore, kabineti i presidentit Ivanov nuk ka detyrim ligjor të pranojë “mjete” shtesë.

“Ivanov, nëntë vitet e kaluara, me përgjegjësi maksimale, vetëdije dhe në mënyrë tranparente disponon me mjetet buxhetore. Në këtë drejtim, potencojmë se të gjitha furnizimet publike nga ana e Kabinetit të presidentit janë kryer në mënyrë transparente dhe në pajtim me regullativat ligjore dhe të njëjtat janë publikisht të qasshme”, njoftojnë nga kabineti i presidentit.

Nga kabineti shtojnë se këto të dhëna i vërtetojnë edhe raportet revizore për punën e Kabinetit të presidentit të zbatuar nga Enti shtetëror për revizion.

Qeveria: Presidenti Ivanov refuzon të tregojë si i harxhon paratë e popullit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button