Qeveria: Presidenti Ivanov refuzon të tregojë si i harxhon paratë e popullit

Ende nuk ka përgjigje nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në letrën e Qeverisë me propozim që edhe Zyra e presidentit ta pranojë mjetin për transparencë, llogaridhënie dhe sundim të drejtë dhe të përgjegjshëm, me këtë, presidenti refuzon t’u përgjigjet qytetarëve për harxhimet e tij rrugore, kumtojnë nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

“Në letër dërguar më 29 maj, ministri i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski e informoi presidentin Ivanov se Mjeti për transparencë, llogaridhënie dhe qeverisje të drejtë dhe të përgjegjshme u është dërguar të gjithë funksionarëve të zgjedhur, të cilët duhet që në çdo moment t’i njoftojnë qytetarët për harxhimin e parave të tyre”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Për publikimin e të dhënave të harxhimeve, obligim kanë edhe drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e organeve të pavarura të administratës shtetërore, të organeve në përbërje të ministrive dhe të Këshillit të Inspektorëve, drejtorëve të ndërmarrjeve publike, agjencive dhe shoqërive aksionare në përbërje të shtetit. Gjithashtu obligim do të kenë edhe krytarët e Komunave, thonë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button