Marrëveshja me Greqinë nuk është përkthyer në gjuhën shqipe pasi nuk është prioritet për Qeverinë

Katër ditë nga nënshkrimi zyrtar, autoritetet qeveritare ende nuk e kanë përkthyer në gjuhën shqipe Marrëveshjen historike me Greqinë për çështjen e emrit e cila është vetëm 20.5 faqe, pasi që në këtë periudhë nuk është prioritet për to, shkruan Portalb.mk.

“Ende nuk është përkthyer në gjuhën shqipe, nuk ka qenë prioritet në këtë periudhë. Nuk e di se kur mund të përkthehet”, tha shkurt për Portalb.mk, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Edhe pse kryeministri Zoran Zaev, kishte premtuar se do të ketë dygjuhësi, gjegjësisht të gjitha dokumentet e nevojshme do të jenë edhe në shqip, megjithatë kjo nuk po realizohet në praktikë.

Derisa ligji është i bllokuar te presidenti Gjorge Ivanov, Qeveria do të vazhdojë “të mos e ketë prioritet” gjuhën shqipe në dokumentet zyrtare, pasi që me ligjin aktual vetëm rekomandohet, por nuk parashihen dënime për institucionet që nuk e respektojnë gjuhën shqipe.

Ashtu siç shkruajti sot Portalb.mk, Qeveria vazhdon të mos e respektojë gjuhën shqipe gjithashtu edhe në pjesën e ueb-faqes së tyre zyrtare, pasi që ata i publikojnë shkrimet në kohë reale vetëm në maqedonisht, ndërkaq versioni në shqip ka përmbajtje të pjesshme arkivore, por nuk është vend ku qytetarët shqiptarë të Maqedonisë mund të informohen në kohë reale për aktivitetin qeveritar.

Qeveria, gjithashtu edhe kumtesat zyrtare në media i dërgon vetëm në gjuhën maqedonase, ndërkaq me vonesë, të përkthyera në gjuhën shqipe i dërgon vetëm kumtesat e seancave qeveritare.

Qeveria vazhdon të mos e respektojë gjuhën shqipe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button