Disa marrëveshje priten të nënshkruhen në seancën Maqedoni – Kosovë: roamingu ende larg

Në seancën e djeshme, Qeveria e Maqedonisë ka miratuar informacionin për realizimin e përgatitjeve të seancës së parë qeveritare Maqedoni – Kosovë, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave, del se në këtë seancë qeveritare do të nënshkruhen marrëveshje në fushën e komunikacionit hekurudhor, memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë në fushën e kontrollit të mallrave si dhe marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Kosovës për bashkëpunim në fushën e diasporës.

Megjithëse i nevojshëm, sipas të dhënave, në seancën qeveritare Maqedoni – Kosovë nuk do të nënshkruhet marrëveshje për heqjen e roamingut.

Roamingu ishte në fokus të Samitit digjital që u mbajt në Shkup gjatë mesit të muajit prill, megjithatë, edhe pse kryeministti i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ai i Kosovës, Ramush Haradinaj e shtruan nevojën për uljen e çmimit të roamingut, e njëjta nuk pritet të ndodh tash për tash.

Madje për çmime më të ulëta të roamingut ka apeluar edhe eurokomesarja, Maria Gabriel.

“Roamingu është një nevojë e madhe për qytetarët dhe bizneset. U bëj thirrje të gjitha faktorëve të merremi vesh dhe t’i ulim çmimet e roamingun jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë. Së bashku mund ta bëjmë. Neve na shkoi një dekadë deri sa e bëmë në Evropë. Jam e bindur që kjo do të ndodhë nëse bashkëpunojmë të gjithë”, tha Gabriel.

Paraprakisht, Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen për heqjen e roamingut me Shqipërinë, e kurse Maqedonia me Bullgarinë.

Përgatitjet për seancën e parë qeveritare Maqedoni – Kosovë janë duke u realizuar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Vendimet nga mbledhja e Qeverisë, përgatitet seancë e parë qeveritare me Kosovën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button