Kabineti i Ciprasit: Nëse nuk ka erga omnes dhe revizion kushtetues, diskutimi për çfarëdo emri do të ishte pa kuptim

Diskutimi për çfarëdo emri është përmbajte e zbrazët, nëse nuk përmbushen kushtet e Qeverisë, komentojnë nga kabineti i kryeministrit grek Cipras, në lidhje me shkrimet në media, si dhe i përmendin kushtet greke për erga omnes dhe revizion të Kushtetutës, përcjell Portalb.mk.

Siç raporton korrespondentja e MIA-as nga Athina, në njoftimin e dërguar mediave, e konfirmojnë deklaratën e Aleksis Ciprasit pas takimit me Zoran Zevin, se është kaluar pjesa më e madhe e rrugës, por akoma ka distancë që duhet të kapërcehet.

Nga këtu, diskutimi për çfarëdo emri do të ishte i zbrazët, nëse fillimisht nuk përmbushen dy paragjykimet kryesore, që i ka vendosur qeveria, duke e ndjekur linjën nacionale që nga fillimi i bisedimeve për emrin. Gjegjësisht se:

  1. Erga omnes me revizion kushtetues është i patjetërsueshëm që të ekzistoj marrëveshje
  2. Implementimi i revizionit kushtetues është kusht i patjetërsueshëm për integrimin në organizatat ndërkombëtare (NATO-BE), njoftojnë nga kabineti i kryeministrit grek.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button