Dita Ndërkombëtare e Muzeut, sot u ndahen çmime muzeorëve më të mirë

Me aktivitete të shumta, ligjëratë, ekspozita dhe transport pa pagesë për vizitorët dhe çmime për muzetë, sot dhe nesër, muzetë në Maqedoni dhe në botë do të shënojnë 18 Majin – Ditën Botërore të Muzeve, që këtë vit mban moton “Muzetë hiper të lidhura: qasje e re, publik i ri” dhe “18 Maj – nata evropiane e muzeve në shtete”, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me këtë, në ora 14:00, Komiteti Nacional i Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve, do të ndajë çmime në Muzeun e Shkupit. Çmimet janë: Muzeu i Vitit, Projekti Muzeor i Vitit, Punëtori Muzeor dhe Bashkëpunëtori i Jashtëm Muzeor.

Gjatë kësaj fundjave, Muzeu i Maqedonisë do të jetë falas për vizitorët dhe të njëjtëve do t’ju dhurohet nga një publikim.

Për më shumë ngjarje: KËTU.

Përndryshe, 18 maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeut shënohet nga komuniteti i muzeve në mbarë botë. Si ditë ndërkombëtare e Muzeut, 19 Maji shënohet që nga viti 1977 dhe ka për qëllim që të rrit vetëdijen e publikut për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button