Kryeministri Zoran Zaev në Qeveri priti homologen e tij nga Britania e Madhe, Tereza Mej (VIDEO)
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Teresa Mej arriti në Maqedoni për vizitë zyrtare. Ajo u prit me ceremoni shtetërore në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë nga kryeministri Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.
Ato arritën në Shkup nga Sofja, pasi ishin pjesëmarrësenë samitin e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Mej është kryeministrja e parë që vjen në Ballkanin Perëndimor prej vizitës së ish-kryeministrit, Tony Blair më 1999.