Rreth 8.000 fëmijë presin rend të regjistrohen në kopshte

Rreth 8.000 fëmijë janë në listë të pritjes për regjistrim në kopshte, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Prindërit e rinj përballen me probleme për regjistrim të fëmijëve në kopsht, ata thonë se presin nga një vit, transmeton Portalb.mk.

Problemi paraqitet për shkak numrit të pamjaftuar të kopshteve ose kapacitetet e ulëta të tyre. Ky problem mund të tejkalohet me zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese ose me ndërtimin e kopshteve të reja.

Kopshtet e reja, sipas paralajmërimeve, duhet të ndërtohen me paratë e Bankës Popullore.

Me Bankën Botërore, siç njoftoi paraprakisht ministri i financave Dragan Tevdovski, shqyrtohet mundësia për bashkëpunim të ardhshëm. Një ndër projektet më të rëndësishme për të cilat është diskutuar është ndihma në sferën sociale me lartësi prej 35 milionë dollarëve për hapjen e kopshteve të reja dhe renovimin e të vjetrave.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale theksojnë se në këtë fazë nuk mund të dalin me të dhëna se në cilat komuna do të ndërhonen kopshte me fonde të Bankës Botërore për shkak se janë duke u bërë analiza dhe në bazë të  raporteve- rezultateve të fituara nga analizat në pajtim me numrin e fëmijëve dhe kapacitetet ekzistuese do të vendoset se ku ka nevojë reale për ndërtim të kopshteve.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kuadër të buxhetit për vitin 2018 ka veçuar  41.600.000 denarë për ndërtim, adaptim dhe pajisje të kopshteve fëmijërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP