Durrsakët e Akademisë Sportive “Goga Basket”, fitues të turnirit mbarëkombëtar në Basketboll në Shkup

Klubi nga Çairi “Liria 77 Basket” ka organizuar me sukses turnirin e parë mbarëkombëtar në basketboll. Turniri u zhvillua në palestrën ‘Enver Idrizi” në Çair dhe kishte karakter mbarëkombëtar, pasi morën pjesë ekipe nga vendi, Shqipëria dhe Kosova, transmeton Portalb.mk.

Në edicionin e parë të këtij turneu morën pjesë katër ekipe si “Goga Basket” nga Durrësi, Dardania nga Prishtina, “Çair 2030” dhe organizatorët “Liria 77 Basket”. Fitues i turneut doli ekipi Goga Basket, pasi fituan në finale organizatorët “Liria 77 Basket” me rezultat 60:50. Çairi përfundoi në vendin e tretë, ndërsa Prishtina në të katërtin. “Jemi të kënaqur me rrjedhën e këtij turneu.

Ideja e këtij turneu është që ta thellojmë sa më shumë bashkëpunimin mes klubeve shqiptare në basketboll dhe pse jo të nxjerrim idenë që për të ardhmen të mendohet për një ligë të përbashkët shqiptare në basketboll ose të paktën një Kupë shqiptare e basketbollit ku do të garonin ekipe nga Tirana, Durrësi, Vlora, Prishtina, Prizreni, Shkupi, Kumanova, Tetova e shumë qytete tjera që në një formë basketbollistët shqiptarë në të ardhmen të kenë një mundësi më të madhe për të arritur suksese në basketboll”, ka thënë Naim Sinani, organizator.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP