Llatas kërkoi t’i shohë 14 “bombat” të cilat PSP i përdor si dëshmi në rastin “Total”

Gazetari Dragan Pavlloviq Llatas sot për herë të parë u ul në bankën e të akuzuarve për rastin “Total” të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb.mk.

Mbrojtja e Llatas para fillimit të diskutimit kryesor kërkoi që t’i shoh transkriptuat e 14 “bombave” të cilat Prokuroria Speciale Publike i përdorë si dëshmi.

Avokatja Snezhana Saviq theskoi se pa i parë transkriptat e bisedave nuk mund të fillojnë me fjalët hyrëse. Prokurorja theksoi se i akuzuari ka pasur mundësi që deri tani t’i dëgjojë “bombat”.

“Pas përfundimit të hetimit, i akuzuari dhe avokati janë ftuar që t’i dëgjojnë bisedat e përgjuara, por nuk e kanë bërë këtë”, theksoi Elizabeta Josifoska, e cila e kundërshtoi kërkesën e mbrojtjes.

Gjykatësja Sllavica Naumovska e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes dhe u ndau transkripta nga bisedat e përgjuara që, siç tha ajo, të fillojnë me përmbajtjen e audio materialeve.

Ndryshe, rasti ka të bëjë me fshehte të takimit, ku dyshohet se një person për t’iu shmangur tatimit ka dhënë dëshmi të rrejshme. Sipas asaj që tha PSP, personi në fjalë ka qenë drejtues dhe pronar i disa agjencive për marketing “Total”, “Media Maks” dhe “Total Media Center”. I dyshuari ka fshehur tatim prej 121.414 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button