Filloi rikonstruimi i bulevardit përgjatë Bit Pazarit, tërhiqen shitësit ambulant të luleve

Nga dita e sotme filluan punimet për rikonstruimin e bulevardit përgjatë Bit Pazarit, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë pjesë është i paraparë ndërtim i një taksi stacioni, rrugë për këmbësorë, hapësirë të gjelbërt dhe stacion ku do të mund të ndalen autobusët që do të bartin turistë për në Çarshinë e Vjetër”, njoftojnë nga Komuna e Çairit.

Shitësit ambulant të luleve në Bit Pazar që dolën në protestë kundër largimit të tyre nga bulevardi, janë larguar për shkak se filluan punimet.

Komuna Qendër dhe Qyteti i Shkupit dje në koordinim ndërmjet veti filluan me dislokim të tregjeve që merren me shitjen e luleve në bulevardin “Kërste Misirkov”. Shitësit janë dislokuar pas poliklinikës “Bit- Pazar”, me qëllim që siç njoftojnë nga Komuna, të zgjidhje për kaosin që shkaktohet në bulevard. Nga Qyteti i Shkupit informuan se të gjithë shitësit që kanë vendosur tregje në mënyrë ilegale do t’ju sigurohet hapësirë në lokacionin e ri me kushte të mjaftueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button