“100 vjet nga lindja e Ibrahim Kodrës” sjellë veprimtarinë artistike evropiane në Shkup (FOTO)

Në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë më 12 maj, në ora 20 do të hapet ekspozita “100 vjet nga lindja e Ibrahim Kodrës”, e cila do të qëndrojë e hapur për një muaj, njofton Portalb.mk

Kjo paraqitje e krijimtarisë së artistit me vepra të lëna në shumë shtete të Evropës, Ibrahim Kodra (1918 – 2006), do të përfshijë vepra nga periudha të ndryshme të krijimtarisë së tij. Në ekspozitë do të shfaqen vepra nga koleksioni i Galerisë kombëtare të Kosovës dhe Fondacionit “Ibrahim Kodra” nga Milano.

Ekspozita do të hapet më 12 maj 2018, në ora 20, në Galerinë kombëtare të Maqedonisë, në objektin Çifte Hamam dhe do të qëndrojë e hapur deri më 12 qershor 2018.

Kush është artisti Ibrahim Kodra (1918 – 2006)?

Ibrahim Kodra (22.04.1918, Ishëm, Shqipëri – 07.02.2006, Milano, Itali), ka lindur në Shqipëri, por nga atje shkon më pas në Milano dhe në Romë – Itali, ku zhvillon krijimtarinë e tij në Akademinë botërore të artit figurativ Brera.

Atje krijon, shoqërohet dhe ekspozon me emrat më të njohur të artit botëror të asaj kohe, si: Pablo Pikaso, Anri Matis, Amadeo Modiljani, Zhorzh Ruo, Zhorzh Brak, Huan Miro, Oskar Kokoshka dhe të tjerë, ndërsa në Milano ka përpunuar disa freska për muzetë dhe ndërtesat më të njohura.

Kodra vazhdoi të ekspozonte në shumë qendra nëpër botë (Nju Jork, Tokio, Palermo, Shtutgard, etj), duke arritur një sukses të madh. Veprat e tija artistike, të krijuara me ndikime post-kubiste, janë pasuruar me reminishenca të traditës së vendlindjes së tij, Lindjes së afërt, Bizantit, takimet me kulturat e detit Mesdhe. Veprat e tij artistike gjenden në shumë muze dhe përmbledhje private, siç është Muzeu i Vatikanit.

“100 vjet nga lindja e Ibrahim Kodrës”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP