Avokati i Ismet Gurit kërkon përjashtim të prokurores Katica Janeva

Përjashtim të prokurores speciale publike Katica Janeva kërkoi sot avokati Elenko Milanov në rastin “Titanik 3”, transmeton Portalb.mk.

“Katica Janeva si qytetare e Republikës së Maqedonisë dhe shfrytëzuese e fondeve buxhetore mund të konsiderohet si dëmtuese në procedurë konkrete. Konkretisht, në lidhje me këtë rast është përgatitur urdhër për parandalimin e procedurës hetimore për Blerim Muharemin dhe Qani Toçin të cilët u bënë dëshmitarë. Me ndërprerjen e kësaj procedure hetimore çohet në dyshim serioz për paanësinë në veprimin e lëndës konkrete”, theksoi Milanov.

Prookurori Gavrill Bubevski theksoi se kërkesa për përjashtimin e Janevës është e pabazë dhe kërkoi e njëjta të hidhet.

“Kur është miratuar ligji për Prokurorinë Speciale Publike, ligjvënësi i tha arsyet e njohura pse e ka hedhur mundësinë për përjashtimin e prokurorit special puplik. Për atë nuk ka kush të vendosë pas kësaj kërkese, gjegjësisht nuk ekziston organ kompetent që mund ta përjashtojë”, tha Bubevski.

Gjykatësja Ola Ristova dha pauzë që këshilli të sjellë vendim pas kërkesës së ngritur.

Ndryshe, deputeti Ejup Alimi dhe Ismet Guri, që ka qenë anëtar i Komisionit komunal zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2013 në Komunën e Çairit akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor.

Këtë lëndë do ta gjykojë gjykatësja, Ola Ristova. Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarët e BDI-së. PSP për to ka kërkuar edhe paraburgim, por ato janë ankuar te Gjykata e Apelit, ku në vend të masës së paraburgimit, gjykata ua mori pasaportat.

Prokurorja, Fatime Fetai në seancë publike në Gjykatën e Apelit deklaroi se dëshmitarët e Prokurorisë Publike kanë frikë nga deputeti i BDI-së, Ejup Alimi. Ata kanë thënë se Alimi është njeri i fortë dhe është pjesë e BDI-së që është në pushtet. Alimi ka thënë se edhe nëse e burgosin në vend të huaj do të ikë dhe do të kthehet në Maqedoni dhe do të jetë i pranishëm në procedurën që zhvillohet kundër tij.

Ismet Guri është falur nga presidenti, Gjorgje Ivanov pikërisht për këtë rast. Ejup Alimi është koordinator i grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend.

Pranohet akuza e PSP-së, Alimi dhe Guri të BDI-së do të gjykohen për “shkatërrim të materialit zgjedhor”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button