Ambasadorja Kara e quan organizatë terroriste kolegjin Jahja Kemal: a janë edhe nxënësit terroristë? (VIDEO)

“Ejani që të luftojmë kundër kësaj organizate terroriste, në mënyrë thelbësore dhe ajo të mos mbetet vetëm në nivel deklarativ”, me këto fjalë për Shkollën Private “Kolegji Jahja Kemal” ambasadorja e Turqisë në Maqedoni, Tülin Erkal Kara ka promovuar Fondacionin “Maarif”, njofton Portalb.mk.

Krahas kësaj, ajo ka apeluar që fëmijët të regjistrohen në Fondacionin “Maarif” nëse nuk dëshirojnë që në të ardhmen të jenë terroristë.

Tülin Erkal Kara

“Do të bëja një apel deri te të gjithë ju dhe opinioni. Ejani që fëmijët tuaj t’i regjistrojmë në Fondacionin “Maarif” përderisa ne si prindër nuk dëshirojmë që fëmijët tanë në të ardhmen të jenë terroristë. Duhet ata ti drejtojmë te Fondacioni “Maarif”, sepse institucionet e Jahja Kemal në asnjë rast nuk na përfaqësojnë neve”, ka thënë Kara.

Portalb.mk kërkoi qëndrim nga Ambasada e Turqisë në Maqedoni për këtë deklaratë të ambasadorës Kara, megjithatë nga atje refuzuan të japin përgjigje në pyetjen: “se a është edhe Ambasada në qëndrimin e njëjtë me të ambasadores Kara dhe a do të thotë kjo se fëmijët që mësojnë në Shkollën Private “Kolegji Jahja Kemal” janë terroristë?”.   

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP