Deskoska: Përmendja e shpeshtë e emrit tim në rikonstruimin e Qeverisë ma vështirëson punën në MASH

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska sot deklaroi se pret që për dy javë të bëhen të ditur emrat në lidhje me rikonstruimin e Qeverisë që e ka paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Ajo është ankuar se përmendja e shpeshtë e emrit të saj si pjesë e ndryshimeve të reja të përbërjes qeveritare ia vështirëson punën e funksionit aktual në Ministrinë e Arsimit.

“Tashmë për herë të tretë më rikonstruojnë. Të presim që sa më shpejtë të bëhen të ditur vendimet. Ndryshe, qarkullimi i emrit tim gjatë gjithë kohës nuk ma lehtëson punën në Ministri, sepse gjithmonë ka një grup që dëshiron të punojë më shumë. Kështu të presim”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska në pyetjen në lidhje me përmendjen e emrit të saj si kandidat për ta marrë Ministrinë e Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button