Marsh malor deri në Vodno për hir të Ditës së flamurit Evropian

Lëvizja evropiane e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me delegacionin e BE-së edhe këtë vit e organizon marshin tradicional malor deri në Vodno, për hir të Ditës së flamurit evropian, i cili do të mbahet sot, përcjell Portalb.mk.

Para selisë së BE-së do të bëhet këmbimi i flamujve të Maqedonisë dhe ai i Bashkimit Evropian dhe më pas pjesëmarrësit në marsh do të nisen drejt majës së Vodnos, ku do të vendosen të dy flamujt. Pjesëmarrësit në marsh do të fitojnë bluza me logon e Bashkimit Evropian dhe kupon për çaj të ngrohtë dhe një porcion me fasule mali.

Në marshin malor pritet të marrin pjesë shumë bjeshkatar, aktivist të Lëvizjes evropianë në Maqedoni, studentë dhe qytetarë të tjerë.

Përveç karakterit ceremonial, ky manifestim ka për qëllim ta afirmojë sportin dhe aktivitetet rekreative malore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button