PSP ka hyrë në objektin e Postës së Maqedonisë

Ekipi i Prokurorisë Speciale Publike mbrëmë ka hyrë në objektin e Postës së Maqedonisë ku sipas informatave të Makfaks është kërkuar dokument në lidhje me procedurën parahetimore. Informatat e tyre tregojnë se ekipi i PSP-së gjatë ditës së djeshme ka vizituar edhe disa institucione të tjera nga ku kanë mbledhur informacione, transmeton Portalb.mk.

Nga PSP për Makfaks as nuk e kanë konfirmuar e as nuk e kanë demantuar këtë informatë. Ende nuk dihet se dokumenti që është kërkuar a ka të bëjë me punën e Postës së Maqedonisë ose bëhet fjalë për mbledhjen e dokumenteve të duhura për zbardhjen e rasteve tjera.

Sipas informatave të Makfaks, hetuesit e PSP-së nga Posta e Maqedonisë dokumentet i kanë kërkuar nga shërbimi juridik dhe financiar të institucionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button