Zaev gazetarëve: Punoni me përkushtim dhe përgjegjësi, pa asnjë presion

Demokracia dhe liria e një shoqërie varen nga liria e shprehjes së fjalës. Republika e Maqedonisë është shtet demokratik në të cilin sundon drejtësia dhe në të cilin plotësisht respektohet e drejta e fjalës dhe e shprehjes. Mediat në vend duhet të punojnë të lira dhe pa presion, t’i informojnë qytetarët në kohë, saktë dhe pa censurë. Pikërisht për këtë, 3 Majin e shënojmë si Dita Botërore e Lirisë së Mediave. Dita kur festohen parimet fondamentale të profesionit të gazetarisë, por edhe dita që shërben si rikujtues që asnjëherë mos ta humbim lirinë. Dita kur rikujtojmë të gjithë gazetarët që e kanë humbur jetën në procesin e punës së tyre duke luftuar që e vërteta të del në sipërfaqe, tha kryeministri Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, të gjithë dekadën në vend gazetarët kanë qenë të keqtrajtuar, të sulmuar, të penguar në punën e tyre.

“Është shtypur liria themelore e mediave. Kjo gjendje ishte edhe shkak për mosinformimin e një pjese të madhe të qytetarëve që në mënyrë të drejtpërdrejtë u janë kërcënuar themelet bazë të demokracisë. Ne si qeveri e hapur, transparente dhe demokratike e respektojmë lirinë e mediave dhe e theksojmë rëndësinë që mediat të punojnë para se gjithash për qytetarët dhe në interes të sundimit të së drejtës dhe demokracisë, dhe jo për interesat e dikujt”, tha Zaev.

Dita Botërore e Lirisë së Mediave, Maqedonia para sfidave të reja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button