Stoltenberg: Shpresoj se dialogu mes Shkupit dhe Athinës do të çojë në zgjidhje të emrit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në pres konferencën e sotme pas takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së tha se shpreson se Maqedonia dhe Greqia do të vijnë në një zgjidhje të përbashkët të pranueshme për emrin që të mundet Maqedonia të merr ftesë për anëtarësim, transmeton Portalb.mk.

“Kohës së fundit kam biseduar me kryeministrin Zoran Zaev si dhe me kryeministrin Aleksis Cipras dhe shpresoj se dialogu që zhvillohet të çojë në zgjidhje të pranueshme nga të dy palët për emrin që të mund të aktivizohet ftesa për anëtarësim të Maqedonisë”, deklaroi Stoltenberg.

Në lidhje me deklaratën e Rusisë për anëtarësim eventual të Maqedonisë në NATO, Stoltenberg tha se “Shkupi duhet të vendos për rrugën e vetë, se a do të shkojë drejt NATO-s ose jo dhe se askush nuk ka të drejtë ta ndërpres këtë proces”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button