Katimerini: Marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit është vështirë e realizueshme

Arritja e marrëveshjes së çështjes së emrit të Maqedonisë është vështirë e realizueshme nga ana e Athinës dhe Shkupit, shkruan gazeta greke “Katimerini”, transmeton Portalb.mk.

Deri sa çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura, ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic e theksoi nevojën për negociata intensive në javët e ardhshme mes Maqedonisë dhe Greqisë që të zgjidhet çështja e emrit që hedh hije që 25-vjet në marrëdhëniet mes të dy vendeve, shkruan gazeta.

“Të dy palët janë të pasigurta në lidhje me kërkesën e Greqisë, Shkupi të vendosë për emër që do të shfrytëzohet edhe për përdorim të jashtëm edhe të brendshëm, si dhe refuzimin e Maqedonisë që ta ndryshojë kushtetutën”, komenton Katimerini.

Të dy diplomatët do të takohen edhe dy herë në 20 ditët e ardhshme. Takimi i radhës do të jetë në Selanik me 3-4 maj në kuadër të samitit mes Greqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë, ndërsa me 11-12 maj Koxias dhe Dimitrov do të takohen në Samitin e shteteve ballkanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button