DASH: Në Maqedoni ka media të nënshtruara ndaj politikës, sulme ndaj gazetarëve dhe mosbesim të publikut

Një numër të problemeve me kërcënime dhe gazetarë, media të nënshtruara të politikës dhe interesave ekonomike dhe mosbesim të opinionit në media, janë një pjesë e problemeve më të mëdha që i ka theksuar raporti i gjendjes me të drejtat e njerëzve për vitin 2017 për Maqedoninë, që e ka përgatitur, Departamenti i Shtetit të SHBA-së (DASH), njofton Portalb.mk.

“Kushtetuta siguron liri të shprehjes, përfshirë edhe të mediave, por trysnia qeveritare ndaj mediave, mosdënimi i kryerësve të dhunës ndaj gazetarëve dhe çështjet tjera në media, por edhe tregu mediatik i ndarë në linja të partive politike, edhe më tej janë problem”, thekson raporti.

Duke e transmetuar në fillim vlerësimin e saj dhe anketën e Fondacionit për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” për vitin 2016 dhe 2017 të publikuar më 10 gusht të vitit të kaluar, në të cilën është zbuluar se vetëm 5% e qytetarëve plotësisht u besojnë mediave, DASH i rikujton edhe reagimet e 28 prillit të gjashtë organizatave mediatike, në mesin e të cilave është edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Federata Evropiane e Gazetarëve, në të cilën u akuzua qeveria paraprake se nuk e respekton lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave dhe se nuk ka ndërmarrë masa për mbrojtjen e gazetarëve.

Një numër i caktuar i aktorëve mediatik aktivisht kanë shprehur një numër pikëpamjesh pa kufizime të caktuara, por shtëpitë mediatike dhe raportimi edhe më tej janë të ndara në linja politike, thuhet në raport, në të cilin citohen edhe vlerësimet e “Freedom House” të 2 shkurtit të vitit 2017, se shumë media private janë në pronësi të biznesmenëve, të cilët i keqpërdorin për interesat e tyre komerciale që të vijnë deri te përfitimet nga Qeveria.

Theksohet edhe raporti i SHGM-së i prillit për situatën mediatike derisa qeveria e re ka hyrë në fuqi, në të cilën flitet për ridestinimin e madh të parave të parave publike nga niveli qendror dhe lokal në media. Në lidhje me qeverinë e re, thuhet se nga 22 gushti e ka ndaluar reklamimin qeveritar, përveç në rrjetet sociale, ndërkaq i ka thirrur edhe autoritetet lokale ta bëjnë të njëjtën gjë. Në raport gjithashtu është përmendur edhe shfuqizimi i taksës radiodifuzive.

Në raport janë shkruar edhe të thënat e ekspertëve të Komisionit Evropian të 14 shtatorit të vitit të kaluar ku kanë theksuar se gazetarët shpesh herë nuk i respektojnë standardet etike, duke i cituar edhe të thënat për vetëcenzurë dhe raportim selektiv nga ana e disa gazetarëve, që është rezultat i praktikave korruptive dhe mungesës së aftësive profesionale.

Përsëritet edhe vlerësimi për kërcënimet, kushtet e këqija për punë të gazetarëve dhe jo-stabilitetin financiar të kompanive mediatike.

Në kontekstin e kërcënimeve dhe dhunës së gazetarëve, si “sinjal i qartë për agresion që është shfrytëzuar për heshtje të gazetarëve”, theksohet rasti i 7 qershorit të vitit 2017, kur persona të paidentifikuar e kanë kërcënuar kryeredaktoren e portalit informativ “Portalb.mk”, Elida Zylbeari, e cila është pjesë e “Metamorfozis”, pas publikimit të një teksti për keqpërdorim eventual nga ana Blerim Bexhetit, gjatë kohës kur ka udhëhequr me Komunën e Sarajit. Hetimi për këtë rast nuk ka mbaruar deri në shtator, thuhet në raport.

Stejt Departamenti më pas është ndalur në ngjarjen e 27 prillit të përgjakshëm në Kuvendin e Maqedonisë, ku gazetarët janë ndaluar që ta kryejnë punën e tyre, por veç asaj 6 prej tyre janë rrahur. Njëri prej tyre, i cili sipas të gjitha gjasave në së shumti ka qenë i rrahur, ishte gazetari i “Meta-s” (projekt i “Metamorfozis”), Dimitar Tanurov, rrëfimet e të cilit i ka transmetuar DASH në raportin e tij.

“Dimitar Tanurov, gazetar i agjencisë së pavarur “Meta” ka treguar përpara Komisionit për Mbrojtjen e Gazetarëve se protestuesit e tërbuar i janë kërcënuar dhe e kanë urdhëruar që të ndalojë së fotografuari gjatë protestave në Kuvend. Sipas Tanurov, kur e kanë parë kartelën e tij legjitimuese se për kë punon, i kanë thënë tradhtar, ia kanë marrë telefonin dhe kanë vazhduar duke e goditur me shqelma derisa është shtrirë në dysheme”, thuhet në raportin e DASH, i cili i përmend edhe sulmet ndaj raportuesve të 27 shkurtit dhe 10 marsit në protestat “Për Maqedoni të Përbashkët”.

Në pikëpamjen e ofendimeve dhe shpifjeve, në raport thuhet se deri më 23 nëntor të vitit të kaluar ka pasur 39 procese për shkelje të reputacionit personal kundër gazetarëve, redaktorëve dhe udhëheqësve ose pronarëve të mediave. Ashtu siç thekson Stejt Depratamenti, sipas disa redaktorëve dhe pronarëve, dënimet e larta në procedura, plotësisht e përforcojnë vetëcenzurën.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button