Tentim i ri për vjedhje në MIA

Në hapësirat e Agjencisë Informative të Maqedonisë (MIA) mbrëmë përsëri ka pasur tentim për vjedhje. Persona të panjohur rreth orës 02.30, me forcë kanë hyrë në njërën nga zyrat e Agjencisë duke e thyer dritaren, përcjell Portalb.mk.

Për fat me kohë është aktivizuar alarmi i sigurisë dhe me intervenim të shpejt nga ana e pjesëtareve të sigurimit nga Agjencia është ndaluar një tjetër vjedhje e madhe. Është shkaktuar vetëm dëm material.

Policia informoi se ky është një tentim i rëndë për vjedhje, që vjen vetëm tre muaj pas vjedhjes së dhunshme në MIA më 6 janar kur ishte vjedhur pajisje teknike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button