Ja lista si votuan deputetët në seancën për interpelancën e Qeverisë së Maqesonisë (FOTO)

Gjithsej 62 deputetë kanë votuar “kundër” mocionit të mosbesimit të Qeverisë njësoj ashtu siç votuan për formimin e saj. 40 deputetë e mbështetën interpelancën, numër ky një më pak se 41 deputetë të VMRO-DPMNE-së që e ngritën të njëjtën, transmeton Portalb.mk.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bllagoja Despotoski edhe pse ishte i pranishëm nuk votoi as “për” as “kundër” votimit të mosbesimit të Qeverisë. Tre deputetë, gjegjësisht, Nolla Ismajlloska-Starova, Dafina Stojanovska dhe Nikolla Micevski nuk ishin të pranishëm në sallë, së bashku me deputetin Kërse Mukoski i cili akoma është në arrest shtëpiak.  Nga koalicionet partnere të VMRO-DPMNE-së nuk ishte e pranishme deputetja Vlladanka Aviroviq.

Në seancën plenare nuk ishte i pranishëm as deputeti nga radhët e BDI-së, Branko Majnolloski. Përveç tij munguan edhe Goran Milevski dhe Liljana Popovska të cilët gjithashtu janë pjesë e koalicionit të partisë në pushtet.

Dy deputetët e Besës, Afrim Gashi dhe Nexhbedin Karemani nuk ishin të pranishëm në seancë për interpelancë, ndërsa anëtari i tyre i tretë i partisë dhe deputeti, Rexhep Memedi ishte i përmbajtur në votim. Situata ishte e njëjtë edhe me partitë tjera shqiptare, gjegjësisht nga PDSH-ja ku deputetët, Meral Uzeiri Ferati ishte i përmbajtur në votë, ndërsa Menduh Thaçi nuk mori pjesë në votim.

Edhe pse deputeti Ziadin Sela gjatë kohës së debatit paralajmëroi se partia e tij, Aleanca e Shqiptarëve nuk do të votojë, megjithatë, bashkëpartiaku i tij Vesel Memedi votoi kundër votimit të mosbesimit të qeverisë.

Gjithsej kanë votuar 104 deputetë. Interpelanca u votua pikërisht në momentin kur duhet të bëhet rikonstruim i Qeverisë dhe zhvillohen debate me disa parti për përfshirjen e tyre në Kuvend.

Dështoi mocioni i mosbesimit të Qeverisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button