Në Çair trotuaret shërbejnë si parkingje, ende ska gjë nga garazhet në kate

Kandidati i BDI-së që fitoi mandatin për të parin e komunës së Çairit, Visar Ganiu, gjatë fushatës së tij ai prezantoi disa projekte, të cilat po ashtu premtoi se do t’i realizon gjatë mandatit të tij katërvjeçar.

Një ndër projektet e prezantuara në programin e quajtur ‘Kontrata’, Ganiu kishte paraparë edhe ndërtimin e tre garazheve në kate, të cilat do të ndërtoheshin në tre lokacione në këtë komunë, mirëpo deri më tani nuk ka ende asgjë konkrete, kurse banorët vazhdimisht ankohen lidhur me mungesën e parkingjeve.

Projekti ‘Garazha në kate’-Kontrata e Visar Ganiut

Nga komunë e Çairit thonë për Portalb.mk se ky projekt është ende në fazën e përpilimit dhe kompletimit të dokumentacionit ligjor dhe pas kësaj ky projekt pritet të kalojë në disa filtra para se të fillon realizimi i tij.

“Sa i përket garazheve apo parkingjeve në kate, veç më janë përcaktuar lokacionet se ku do të ndërtohen ato, në afërsi të kompleksit tregtar Çairqanja, afër Teatrit kombëtar dhe në afërsi të rrugës së plastikave, gjegjësisht te Saat Kulla. Mirëpo për realizimin do të duhet të kompletohet dokumentacioni ligjor, që e kemi obligim me ligj. Ne jemi në përpilim e sipër të projektit, i cili do të dorëzohet për miratim në sektorin për urbanizëm dhe më pas t’i kalojë të gjitha filtrat edhe në qeveri dhe pas këtyre procedurave, fillon realizimi i procedurës ligjore për furnizim publik ku do të zgjidhet operatori ekonomik që do të bëjë realizimin dhe më veç fillon ndërtimi. E vetmja gjë që kërkon për momentin komuna e Çairit është transparenca dhe durimi lidhur me përfundimit e të gjitha procedurave ligjore  lidhur me realizimin e projekteve pasi të përfundohen do të shihet edhe në teren ku kryetari do të fillojë me punë, se normal nuk mund të anashkalohen procedurat ligjore”, tha për Portalb, zëdhënësi i komunës, Kushtrim Alla.

Projekti ‘Garazha në kate’-Kontrata e Visar Ganiut

Kryetari Ganiu në #Debatpernime në Çair në Portalb.mk sa i përket garazheve, tha se ato do të realizohen gjatë mandatit të tij katër vjeçar, se sa do të arrihet të realizohet ky premtim me këtë tempo pritet të shihet ne fund të vitit 2022.

Ndryshe, nga gjithsej 7 parkingje që u ndërtuan në Shkup ku figurojnë 3,600 banorë një kilometër katror, asnjë nuk është ndërtuar në pjesën e Çairit edhe pse në këtë komunë sipas të dhënave të Komunës figurojnë 18.400 banorë në një kilometër katror. Mosndërtimi i këtyre parkingjeve, krahas asaj që nuk zvogëloi numrin e veturave të parkuara në trotuare dhe rrugë kryesore, shpesh herë shërbimi i marimangave tua merr veturat qytetarëve para ndërtesave të tyre, shkruan Portalb.mk.
Nga MPB mungojnë të dhënat zyrtare për numrin e veturave që qarkullojnë në territorin e Komunës së Çairit.

Nga mungesa e parkingjeve nuk humbën vetëm qytetarët por edhe komuna dhe ndërmarrjet private të cilat në partneritet publiko-privat dhe në bazë të asaj se si funksionojnë parkingjet në komunat tjera, del se mungesa e parkingjeve ka privuar nga përfitimi edhe komunën dhe ndërmarrjet të cilat do të tregonin interes për ndërtim të një parkingu.

Kjo u kuptua nga të dhënat publike për, adresën ku janë ndërtuar, vendet e parkimit që ato disponojnë, kostoja për shfrytëzimin e tyre dhe se kush i financoi të njëjtat. Në territorin e Qytetit të Shkupit, deri në shkurt të 2016, janë ndërtuar rreth 7 parkingje publike në kate.

Parkingu në kate “Kryengritja e Razllovcit”

1. Parkingu në kate “Kryengritja e Razllovcit”

Gjendet përballë Qendrës Tregtare “Soravia”, me 23.000 metra katror, nga ku 20.000 metra katror janë të dedikuara për parking.

Në këtë hapësirë mund të parkohen 512 vetura. Bileta një-orëshe kushton 30 denarë, për parkim një- mujor për perona fizik kushton 1.000 denarë, kurse për persona zyrtar është 2.000 denarë.

 

Parkingu në kate “Falanga e Maqedonisë”

2. Parkingu në kate “Falanga e Maqedonisë”

Ky parking në kate, në krahasim me parkingjet e tjera, paraqet vend më të sigurt dhe më të përshtatshëm, pa kohëzgjatje të kufizuar, me çmime më të përshtatshme dhe me vende të lira në çdo kohë.

Gjendet në bulevardin “Shën Kirili dhe Metodi”, afër Muzeut të Qytetit të Shkupit. Ka rreth 445 vende për parkim, ku 17 prej tyre u dedikohen personave me nevoja të veçanta. Bileta për një orë kushton 30 denarë, kurse pagesa një-mujore për persona fizik dhe zyrtar është 2.000 denarë.

 

Parkingu në kate “Kongresi i Selanikut”

3. Parkingu në kate “Kongresi i Selanikut”

“Kej 13 Nëntor” është rruga e këtij parkingu në kate, që njëkohësisht graviton në Komunën Qendër të Qytetit të Shkupit. Ky parking mundëson parkim të 80 veturave dhe është më sistem automatik.

Çmimi për parkim një-orësh është 30 denarë, pagesa një-mujore përkap shumën prej 1.000 denarë për personat fizik, për deri sa për personat zyrtar ajo është 3.000 denarë.

 

 

Parkingu në kate “Filipi i Dytë i Maqedonisë”4. Parkingu në kate “Filipi i Dytë i Maqedonisë”

Ky parking në kate është financuar nga një kompani private dhe gjendet në bulevardin Krste Petkov Misirkov, pas Bibliotekës Nacionale Universitare në Shkup. Ky parking mundëson që në të parkohen 275 vetura, me 30 denarë për orë.

 

 

 

 

Parkingu në kate “Zebra”5. Parkingu në kate “Zebra”

Shtrihet në hapësirën e një objekti të një ndërmarrjeje private në Lagjen Kapishtec të Shkupit. Gjendet në rrugën “Vasil Gjorgjov”, dhe mundëson parkim për 300 vetura. Çmimi për parkim një-orësh është 20 denarë, kurse për blerësit në qendrën tregtare, pjesë e së cilës është parkingu, dy orët e para janë falas.

 

 

Parking në kate “Todor Aleksandrov” 6. Parkingu në kate “Todor Aleksandrov”

Ky parking është i stilit bashkëkohor, me 605 vende për parkim të veturave duke i përfshirë këtu edhe vendet për personat me nevoja të veçanta si dhe 120 vende për parkim të biçikletave.

Gjendet në rrugën “Dame Gruev”, ku çmimi për parkim një-orësh është 30 denarë kurse, për biletë një-mujore për personat fizik dhe zyrtar kushton 2.000 denarë.

7. Parking në kate “Kryengritja e Kresnës”

Ky është parkingu i fundit i këtij trendi financimi dhe realizimi i parkingjeve në kate, të cilat u ndërtuan për të zgjedhur problemin e parkimit në pjesën e Qendrës së Shkupit. Ky parking gjendet afër Operës dhe Baletit të Maqedonisë dhe Ministrisë për Punë të Jashtme.

Ky parking në katë mundëson parkim të 500 veturave, ku 430 prej tyre janë komerciale ndërsa 70 janë zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP