Paratë e plastikës me vlerë prej 10 dhe 50 denarësh do të lëshohen në përdorim, të letrës do të tërhiqen

Banka Popullore do t’i lëshojë në qarkullim paratë e plastikës prej 10 dhe 50 denarësh, informojnë nga Banka, transmeton Portalb.mk.

“Njëkohësisht është marrë vendim për tërheqjen nga qarkullimi të parave të letrës me vlerë prej 10 dhe 50 denarëve që janë në qarkullim nga 8 shtatori i vitit 1996, ndërsa përdoren edhe tani. Në pajtim me këtë vendim, ditën kur do të lëshohen në qarkullim paratë e plastikës me vlerë prej 10 dhe 50 denarësh, paratë e letrës që janë në qarkullim nga viti 1996 do të ndalojnë të përdoren për pagesë. Ato, personat fizik dhe juridik nga 15 maji i këtij viti deri në 15 maj të vitit të ardhshëm do t’i zëvendësojnë në bankat e Maqedonisë, ndërsa pas kësaj periudhe, zëvendësimin do të bëjë Banka Popullore”, informojnë prej atje.

Duke filluar nga 15 prilli do të lëshohen në qarkullim edhe monedhat prej vlerë prej 2 denarësh me shenjë “2018”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button