Rasti i 27 prillit, Prokuroria ngre akuzë për terrorizëm kundër 30 personave

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka ngritur akuzë kundër 30 personave për ngjarjet e 27 prillit të viti të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Prej gjithsej 35 personave të akuzuar, për 30 persona është dorëzuar akuzë, për 4 të tjerë është ndaluar procedura  pasi që personat nuk janë të kapshëm për organet e rendit, ndërkaq për një person (deputetja Zhaklina Peshevska) është ndaluar procedura pasi që Prokuroria nuk ka arritur të sigurojë material për të dëshmuar kryerjen e veprës.

“28 persona akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, ndërkaq dy ngarkohen për ndihmë për të njëjtën vepër penale. Për sulmin në Kuvend”, tha në konferencë për shtyp kryeprokurori Lubomir Joveski.

Sipas akuzës, të akuzuarit e kanë rrezikuar jetën e deputetëve, gazetarëve dh e të punësuarve të cilët në ato momente kanë qenë brenda Kuvendit.

“Organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët” i kanë ftuar qytetarët e mbledhur përpara Kuvendit të Maqedonisë dhe me fjalime ndezëse e kanë nxitur mosdurimin tek ata. Gjithashtu, njëri nga deputetët e organizuar ka realizuar edhe bisedë telefonike me tani personin e akuzuar i cili ka pritur përpara ders me çka, sipas akuzës, është konstatuar koordinimi me telefon. Gjithashtu, pesë deputetët e akuzuar bashkë me të akuzuarit e tjerë nga sigurimi i Kuvendit i kanë hapur dyert e Kuvendit dhe me atë kanë mundësuar që të hyjnë protestuesit dhe personat me maska të cilët kanë qenë përpara Kuvendit. Po kësaj, personat e akuzuar nga sigurimi i kanë drejtuar turmën deri në sallën plenare dhe në atë të konferencave për shtyp”, thanë nga Prokuroria.

Gjithashtu, Prokuroria ka dorëzuar propozim deri te Gjykata që të vazhdohet vazhdimi i masave të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak.

Ndryshe, Gjykata Supreme dje ua ka shfuqizuar masat e paraburgimit shtëpiak Lubço DImovskit, Johan Tarçullovskit, Igor Durllovskit dhe Elena Bozhinoskës, derisa ish ministrit të Brendshëm Mitko Çavkov dhe deputetëve nga VMRO-DPMNE, Kërsto Mukovski dhe  Sasho Vasilevski, ua ka shfuqizuar masën e paraburgimit dhe të njëjtën ua ka zëvendësuar me masë arrest shtëpiak.

Sulmi ndaj Kuvendit dhe rrahja e deputetëve dhe gazetarëve nga ana e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” e cila udhëhiqet nga persona të eksponuar të VMRO-DPMNE-së pasi u zgjodh për kryetar të Kuvendit Talat Xhaferi nga shumica parlamentare, nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm u cilësua si “sulm ndaj demokracisë. Më 27 prill të vitit të kaluar, në shënjestër të dhunuesve të cilët akuzohen për terrorizëm ishin kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela. Ashtu siç u njoftua edhe nëpër media, të dy, u sulmuan përgjakshëm, ndërkaq Sela ishte edhe në rrezik për jetë.

Çavkov, Vasilevski dhe Mukovski do të dalin nga Shutka, Tarçullovski dhe dy deputetë të tjerë të lirë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button