Defektet në rrjetin e kanalizimit atmosferik në Çair, nuk dihet nëse do të sanohen gjatë këtij viti

Përderisa qytetarët ankohen për projekte të dështuara dhe jo-funksionale, ku kërkojnë përgjegjësi nga institucionet të cilat premtuan zgjidhjen e problemit të mbledhjes së ujit gjatë ditëve me shi në rrugën Xhon Kenedi në Komunën Çair, nga Qyteti i Shkupit të cilët kohë më parë sqaruan për Portalb se rrjeti atmosferik i cili u realizua në këtë pjesë të komunës kishte defekt, dhe se nuk do të rregullohet gjatë vitit 2017, tani nuk i përgjigjen pyetjes së Portalb.mk se a është parashikuar që gjatë këtij viti të rregullohet i njëjti.

Redaksia Portalb.mk disa herë kërkoi informacion lidhur me atë se a janë ndarë mjete në buxhetin e 2018 që të rregullohet ky kanalizim, dhe tani më dy javë nuk ka marrë përgjigje për këtë çështje.

Ndërtimi i kanalizimit atmosferik në Çair

Kohë më parë ata thanë për Portalb.mk. se Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi janë duke përcjell gjendjen e kanalizimit atmosferik dhe merren me pastrimin e tij.

“Ndërmarrja publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi në Shkup është duke ndjekur gjendjen e kanalizimit atmosferik dhe merren me pastrimin e infrastrukturës së tubave të poshtëm në bulevardin Xhon Kenedi. Gjatë incidenteve kur mblidhet uji atmosferik, kryesisht gjatë reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, do të merren të gjitha masat e nevojshme për hapjen e rrugës dhe vënies në funksion të se njejtës. Investime më të mëdha rekonstruive nuk janë paraparë në buxhetin e Qytetit të Shkupit për këtë vit. Ne nga ana jonë për të përmirësuar këtë gjendje realizuam projektin kapital, që ishte ndërtimi i kanalizimit atmosferik në rrugët ‘Xhon Kenedi’ dhe ‘ Kemal Ataturk’”, thanë në vitin 2017 nga Qyteti i Shkupit për Portalb.mk.

Banorët kërkojnë që të merret përgjegjësi për mos rregullimin apo për ndërtimin gjysmak të tij.

“Ku janë paratë u investuan në të? Si u ndërtua dhe është jofunksional? Pse u ndërtua atëherë, vetëm për të vjedhur paratë? Gjithmonë kjo rrugë mbushet me ujë, edhe gjatë reshjeve jo edhe aq të mëdha të shiut. Kush merr përgjegjësi për këtë?”, thonë banorët.

Ndërkaq kanalizimi atmosferik që u ndërtua në këtë komunë, punimet e së cilit u stërzgjatën dhe i njejti kapi shumën prej 23 milion denarësh, nuk funksionon si duhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button