Osmani: me votimin e ligjit të gjuhëve nuk fituan shqiptarët

“Qëllimi i këtij ligji, nuk ishte as nuk është, triumf i shqiptarëve ndaj maqedonasve, por mundësi e vërtetë për ndërtim të shoqërisë së qytetëruara multietnike si përfitim më i madh për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Kjo në të ardhmen do të na mundësojë neve, shqiptarëve, komunikim më të saktë dhe më të afërt me shtetin, që, gjithsesi, paraqet përfitim të rëndësishëm për ne. Them përfitim, dhe jo fitore, sepse sjellja e këtij ligji nuk paraqet disfatë për askënd”, ka thënë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani duke treguar qëllimin e votimit të ligjit të gjuhëve në porositë dërguar ambasadorit të Francës, Kristian Timonie, njofton Portalb.mk.

Duke sqaruar më tej, zëvendëskryeministri Osmani ka thënë se me ligjin për përdorimin e gjuhëve shqiptarët do të kenë mundësi më të saktë dhe më të afërt me shtetin – që do të paraqiste stabilitet dhe shtyllë për krijimin e një shteti të përbashkët multietnik.

“Përdorimi i gjuhës amtare të komunitetit të madh, joshumicë, në komunikim me shtetin, paraqet garanci për stabilitetin, unitetin dhe përparimin e vendit i cili gjendet para hapave kyç të së ardhmes së tij eurointegruese. Kjo është edhe një shtyllë tjetër e shtetit të përbashkët multietnik evropian të gjithë qytetarëve, që meriton të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, ka thënë nëpërmjet një videoje të shpërndarë në fejsbuk, zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

Kjo deklaratë e zëvendëskryeministrit Osmani vjen pasi që, ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie në lidhje me periudhën nëpër të cilën po kalon Maqedonia tha: “Në periudhën kur vendet anëtarë të BE-së duhet të deklarohen për rekomandimin për bisedime, veçanërisht për rekomandimet e realizuara, parashtrohet pyetja se a do të realizohet shpejtë agjenda e Pribesë dhe formalisht të hapet çështja për respektim të Kriterit të Kopenhagës. Bashkimi Evropian mund të integrojë vetëm demokraci funksionale”.

Bujar Osmani pranon se votimi i ligjit të gjuhëve nuk ishte demokratik, kërkon ndihmë nga Kristian Timonie

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP