Sot nuk u sigurua përkthimi i mbi 35 mijë amandamenteve, ligji i gjuhëve nesër sërish për diskutim në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka anuluar debatin për ligjin e gjuhëve i cili ishte në pikën e tetë të rendit të ditës në seancën e sotme, e 32-ta me radhë. Leximi i tretë i ligjit të gjuhëve do të nis nesër, në fillim prej ora 12:00, njofton Portalb.mk.

Arsyeja e anulimit të leximit të tretë të ligjit të gjuhëve, ku duhej të diskutoheshin 35,569 amendamente sipas kryeparlamentarit Xhaferi ka të bëjë me atë se: “sepse nuk ka kushte teknike për debat”.

“Duke e pasur parasysh procedurën formale për përpunimin e të gjitha amendamenteve të cilat arrijnë numrin 35,569 , ato nuk kanë përfunduar. Edhe detyra për përkthim nuk është kryer”, tha Xhaferi.

Ai ftoi shërbimin parlamentar që ta njoftojë kur do të ketë kushte për diskutim në këtë pikë të seancës së 32 të Kuvendit të Maqedonisë.

Megjithëse u kërcye pika e 8, ku ishte diskutimi për ligjin e gjuhëve, në seancën e sotme nuk pat as kuorum për votim të 45 pikave të rendit të ditës, në të cilat ishin edhe formimi i organeve kuvendare, trupat e komisioneve, delegacioneve, këshillave dhe komiteteve.

Megjithëse me shumë pika në rend dite, debati më i ashpër në seancë e sotme plenare u zhvillua për ligjin e gjuhëve, dhe ajo mes koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev dhe kryetari të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Xhaferi nuk i dha të drejtë diskutimi Gjorçevit nën arsyetimin se ky i fundit nuk ishte i pranishëm.

*******************************************************************************************

13:00- Kuvendi i Maqedonisë e ka filluar seancën, në të cilën si pikë e parë e rendit të ditës ishte diskutimi i amendamenteve të ligjit për përdorimin e gjuhëve, pasi që i njëjti nuk u nënshkrua nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, ndërkaq VMRO-DPMNE gjatë vikendit ka dorëzuar mbi 35.000 amendamente, megjithatë diskutimi u anulua pasi që ashtu siç u kumtua, zyrtarët kuvendor ende punojnë në përkthimin e amendamenteve, pasi që sipas ligjit, të njëjtat duhet t’u dorëzohen deputetëve edhe në gjuhën shqipe, njofton Portalb.mk.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot pas një periudhe të gjatë janë paraqitur në sallën kuvendore. Pasi që kjo pikë u anulua, dhe nuk vazhdoi me sqarimin për pikat tjera, në mesin e të cilave ishte edhe nevoja për miratimin e ndryshimeve për arsim me procedurë të shkurtuar dhe zgjedhja e tre nënkryetarëve të Kuvendit, deputetët e opozitës për shkurt kohë e kanë lëshuar sallën dhe janë kthyer.

Deputeti Ilija DImovski akuzoi se me paralajmërimin e diskutimit për amendamentet si pikë e rendit të ditës, ndërkaq më pas edhe anulimin, pushteti zbaton “përdhunim të demokracisë’ dhe me qëllim në rend dite e vendos pikën për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, me qëllim që të njëjtët ta zëvendësojnë kryetarin Xhaferi, në debatet që do mbahen për këto mijëra amendamente.

“Fillojmë seancë që është me rëndësi shumë të madhe. Me procedurat e deritanishme LSDM dhe BDI kanë treguar papërgjegjësi të madhe në aspektin se “tani është momenti që gjithçka  të merret pa pasur përgjegjësi”. Atë që shumica do ta bëjë sot është përdhunim klasik i demokracisë. Përskaj të gjitha shkeljeve të Rregullores, vendosjes së flamurit evropian ligjit për përdorimin e gjuhëve, shqyrtimi i ligjit në Komisionit për Çështje Evropiane që nuk është komisioni amë i saj, refuzim të debatit publik, hedhje poshtë të gjithë 84 amendamenteve dhe refuzim të diskutimit për to, do të thotë që Kuvendi aspak nuk është deklaruar për amendamentet paraprake. Përskaj gjithçka, shumica parlamentare ka për qëllim që të bëjë hap tjetër që ta vendos ligjin”, deklaroi Dimovski, transmeton Portalb.mk.

Ai më pas kërkoi pauzë prej një ore, pasi që siç tha ai, vetëm pak para fillimit të seancës kanë marrë porosi sipas të cilës, shumica parlamentare ka për qëllim që ta vendos në rend dite zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, që janë propozuar Frosina Remenski nga LSDM, Goran Misovski nga PRSD dhe Vesel Memedi nga RDK.

Xhaferi fillimisht e ka sqaruar procedurën se si është miratuar ligji për përdorimin e gjuhëve, në kohën kur opozita e ka bojkotuar punën e Kuvendit dhe të gjitha komisionet, në mesin e të cilave edhe komisionin amë për çështje evropiane, ku është dashur që të shqyrtohen amendamentet, duke e quajtur vendimin e tillë të opozitës si “politike”. AI theksoi se ai ligj dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit nuk duhet të vendosen në korrelacion.

“Mendoj se 9 muaj ishin të mjaftueshme që të kuptojnë se zgjedhja e këtyre nënkryetarëve nuk do të ndërrojë asgjë në lidhje me obligimin tim që të jem këtu derisa zgjatë debati, ashtu siç e keni kërkuar. Unë si kryetari Kuvendit, në lidhje me debatin jam i gatshëm që deputetët të marrin debat, aq kohë sa do të kërkojnë”, tha Xhaferi.

Janë dorëzuar mbi 35.000 amendamente

Numri zyrtar i amendamenteve është 35.573, kumtuan nga Zyra e kryetarit të Kuvendit. Për to do të duhet që të diskutohet, sipas deklaratës së Talat Xhaferit, së paku gjashtë muaj. Ndaj kësaj duhet t’i shtohen edhe resurset që Kuvendi duhet t’i harxhojë vetëm që të miratohet një ligj. Plotësisht, por edhe më e rëndësishme, është bllokada e pjesës së madhe të ligjeve dhe aktiviteteve tjera të shumicës, përcjellë Portalb.mk.

Për arkivim, përpunim dhe vendosje në e-sistemin e Parlamentit, gjatë vikendit janë angazhuar rreth 120 punëtorë të shërbimeve kuvendore. Që të shqyrtohen të gjitha amendamentet e Kuvendit do të duhen muaj të tërë.

Sipas rregullores, amendamentet e dorëzuara do të shqyrtohen vetëm në seancë plenare. Propozuesi ka tre minuta që t’i arsyetojë dhe amendamenti mund të votohet. Që të miratohet amendamenti duhet 61 vota “për”. Koordinatori i grupeve parlamentare ka të drejtë edhe të procedurales prej 3 minutave. Nëse janë të ngjashme amendamentet mund të grupohen, sqarojnë shërbimet kuvendore, por të njëjtat patjetër duhet të votohen një nga një.

Ndryshe, më 11 janar me 69 vota “për” dhe asnjë “kundër” apo “të përmbajtur”, në mungesë të VMRO-DPMNE-së, në Kuvendin e Maqedonisë është miratuar edhe ligji për përdorimin e gjuhëve. I njëjti shkoi në dekretim te kryetari i Maqedonisë, Ivanov, i cili e ktheu prapa në Kuvend me vërejtje të sqaruara në 14 faqe.

Nga ana tjetër, nën organizim të disa shoqatave qytetare të afërta me VMRO-DPMNE-në, kanë protestuar përpara Kuvendit kundër ligjit për gjuhët me retorikën e njohur “kundër dygjuhësisë në Maqedoni”. Megjithatë. Organizatorët vazhdimisht i kanë bërë thirrje popullit maqedonas dhe votuesve në vend që “të dalin në foltore para Kuvendit dhe të shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre për ligjin e gjuhëve”. Megjithatë e njëjta nuk ka pasur zgjerim të gjerë, pasi që ashtu si[ mund të shihej në protesta, numri i protestuesve ishte simbolik.

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.

Ligjin e gjuhëve mund ta lexoni më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP