“Dhuna në Komunën Qendër”: I akuzuari nuk shkoi në gjykim për shkak sëmundjes, PSP kërkoi paraburgim

Në seancën e sotme të rastit “Dhuna në Komunën Qendër” në të cilën mes të akuzuarve është edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ish-ministri, Mile Janakieski, nuk u paraqit një nga akuzuarit dhe për këtë shkak prokurorja Fatime Fetai kërkoi që t’i shqiptohet masa paraburgim, transmeton Portalb.mk.

Në seancë nuk u shfaq i akuzuari, Milan Andonovski, ndërsa avokati i tij tha se është i sëmurë dhe prej 9 mars me propozim të specialistit është në pushim mjekësor që do të zgjasë 14 ditë.

Prokurorja Fetai sa e pa raportin e specialistit theksoi se i akuzuari ka sëmundjen e laringut dhe se mjeku propozon 14 ditë të mos ketë lodhje fizike.

“Nëse do të vinte ai sot në seancë me siguri nuk do të kishte lodhje fizike. Mungesa e tij është me qëllim që ta zgjasë procedurën. Kjo është herë e tretë që i njëjti nuk paraqitet në seancë. Është e dukshme që i ik, për atë propozoj që t’i shqiptohet masa e paraburgimit”, tha Fetai.

Prokurori Gavrill Bubevski theksoi se i akuzuari në seancë nuk ka ardhur moti, për atë është dashur të vijë.

“Kërkoj që t’i përcaktohet masa e paraburgimit dhe atje ta marrë terapinë e duhur, amocikllav, që gjysma e të pranishmëve këtu me siguri kanë pirë”, tha Bubevski.

Avokati Dankov theksoi se kërkesa e të prokurorëve të PSP-së për të akuzuarin e kupton si kërcenim për të akuzuarit tjerë, të cilët nuk guxojnë të sëmuren derisa zhvillohet kjo procedurë. Gjykata e refuzoi kërkesën e PSP-së, gjegjësisht nuk i përcaktoi paraburgim Andonovskit.

Gjykimi është shtyrë për 3 prill.

Ndryshe, në lëndën “Dhunë në Komunën Qendër” akuzohen 14-të persona, mes tyre edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova.

Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para komunës Qendrës në qershor të vitit 2013 e pranuan dhe u dënuan me kusht i akuzuari i katërt, Tomislav Lazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button