Miçel: SHBA edhe më tej do të angazhohet për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO

“Në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev kemi biseduar për gjendjen e sigurisë së Ballkanit, problemin e emrit që e keni me Greqinë dhe integrimet euroatlantike të Maqedonisë. SHBA-ja edhe më tej do të angazhohet dhe do të marrë pjesë në procesin e hyrjes së Maqedonisë në BE dhe NATO”, deklaroi sot ndihmës sekretari shtetëror për Çështje Evropiane të Stejt Departamentit të SHBA-së pas takimit me kryeministrin, Zaev, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se data për hyrje të Maqedonisë në BE dhe NATO nuk është fikse dhe varet nga interesat e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Maqedonisë.

Ndihmësi sekretari shtetëror i SHBA-së deklaroi se Maqedonia ka ndërmarrë hapa të mëdhenj në lidhje me anëtarësimin në BE dhe NATO dhe e inkurajon shtetin që të vazhdojë me tempin e njëjtë.

“Me kryeministrin Zaev biseduam për bisedimet me Greqinë, forcimin e ekonomive te vendeve të rajonit dhe mbi te gjitha folëm për rrugën e Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike. SHBA-të mbështesin dhe do vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë në përmbushjen e reformat për të hyrë në BE dhe për tu bërë pjesë e NATO-s”, theksoi Miçel.

Në pyetjen e gazetarëve nëse diplomacia amerikane do të kyçet në procesin e zgjidhjes së emrit në rast të ndonjë ndërlikimi, Mçel tha se SHBA-të duan të ndihmojnë në mënyrën e duhur.

Vizita e sotme e ndihmës sekretarit amerikan për çështje evropiane të Stejt Departamentit në SHBA, Ves Miçel është destanacioni i dytë në kuadër të turneut nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai dje ka qenë në Kosovë, ndërsa pasnesër do të shkojë në Athinë ku do të takohet me përfaqësues të qeverisë greke me të cilët do të diskutojë për thellimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Greqisë, problemin me emrin e Maqedonisë dhe bashkëpunimin bilateral për përforcim në fushat e mbrojtjes, energjetikës, tregtisë dhe investime.

Koxias më 22 mars do të vijë në Shkup

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP