Këshilltari i Oliver Spasovskit do të mbrohet në liri

Gjykata vendosi që këshilltari në kabinetin e ministrit të punëve të brendshme pas padisë penale të mbrohet në liri për ‘keqpërdorimin e pozitës zyrtare’, ku gjithashtu i është marrë pasaporta dhe është i obliguar që të paraqitet para organit kompetent, njofton Press 24.

Ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme dje njoftoi se një i punësuar në kabinetin e ministrit të Punëve të brendshme, Oliver Spasovski është arrestuar për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, njofton Portalb.mk.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, sot nga liria u privua D.S. i punësuar në kabinetin e ministrit për Punë të Brendshme nën dyshimin për kryerje të veprës penale të paraparë në Nenin 353 të Kodit Penal “Keqpërdorim i autorizimit dhe pozitës zyrtare”, njoftuan nga MPB-ja.

Kurse pas arrestimit të anëtarit të kabinetit të ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski është deklaruar edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i cili i motivon institucionet të bëjnë hetim të detajuar duke shprehur se nuk ka tolerancë për veprimet joligjore, njofton Portalb.mk.

“Nuk i di të gjitha detajet e rastit me të dyshuarin i punësuar në kabinetin e ministrit për Punë të Brendshme, por i motivoj institucionet që të realizojnë hetim profesional dhe të detajuar dhe të sjellin vendim të bazuar në fakte. Nuk ka vend për tolerancë për çfarëdo qoftë veprimi joligjor. Institucionet duhet të jenë plotësisht të përkushtuar, në shërbim të qytetarëve dhe në funksion të sundimit të së drejtës”; shkruan në rrjetin social “Fejsbuk”, kryeministri Zaev.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP