BDI Gostivar akuzon për keqpërdorime në Shkollën e Mesme Teknike Komunale

Drejtoria e Shollës së Mesme Teknike Komunale në Gostivar ka iniciuar procedurë për furnizim publik për nevojat e Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunalec”, një veprim që bie në kundërshtim të plotë me rregullat e ligjit për furnizime publike, reagon përmes një komunikate dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, transmeton Portalb.mk.

“Në emër të Shkollës së Mesme Teknike Komunale – SHMTK, është hapur shpallje për furnizim publik (mjete higjienike, pije dhe kafe) për nevojat e Ndërmarrjes  Publike Komunale – NPK “Komunalec”. Vlera e furnizimit publik është paraparë 150.000 mijë denarë, kurse shpallja është bërë në sistemin elektronik për furnizime publike.” Thuhet në kumtesën e BDI- Gostivar.

Sipas tyre, keqpërdorimi i detyrës nga drejtuesit e kësaj shkolle, dëshmon edhe njëherë që Pushteti Lokal në Gostivar po shkel ligjin dhe po denigron funksionimin e institucioneve.

Ndryshe, ditë më parë Ministria e Arsimit mori vendim me të cilin kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravarit i merren kompetencat në arsim, në pjesën e shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve nëpër shkolla fillore, transmeton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button