Banka Popullore sqarohet në lidhje me blerjen e luleve dhe çokollatave

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë sot është sqaruar në lidhje me blerjen e çokollatave të qumështit dhe luleve për nevojat e bankës, duke thënë se kjo nuk është diçka e re, pasi që të njëjtën e realizon tanimë shumë vite, njofton Portalb.mk.

“Blerjen e luleve e kryejnë të gjitha institucionet në Maqedoni, dhe jo vetëm Banka Popullore. Në këtë rast, e njëjta është për nevoja protokollare gjatë shënimit të datave të rëndësishme, gjatë organizimit të ndonjë prej ngjarjeve të Bankës Popullore dhe aktivitete tjera të cilat nënkuptojnë jo vetëm respekt të protokolleve vendore, por edhe të huaja. Pra këto lule nuk janë blerë vetëm për një ngjarje, por për disa ngjarje”, thonë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë.

Në lidhje me çokollatat prej qumështit, ato thonë se njëjtë sikur lulet, edhe këto janë të nevojshme për disa ngjarje, të cilat organizohen gjatë tërë vitit.

“Bëhet fjalë për çokollata të vogla prej qumështi, të cilat mbështjellën me letër alumini dhe të cilat kanë logon e Bankës Popullore dhe fotografi të bankënotave, të cilat sipas shembullit të shumë bankave qendrore edhe Banka Popullore i shfrytëzon, për qëllime reprezentative, gjegjësisht protokollare, që nga vitit 2012”, thonë nga BPRM.

Prej atje thonë se këto çokollata shfrytëzohen për nevojat gjatë vizitës së nxënësve dhe studentëve, të cilët vijnë në korniza të aktiviteteve për edukim financiar, por edhe fëmijët më të vegjël, apo nxënësit, të cilët e vizitojnë Muzeun e Bankës Popullore. Një pjesë e vogël e çokollatave shfrytëzohen për mysafirët zyrtarë të udhëheqësisë së Bankës Popullore.

Banka Popullore e Maqedonisë ka nevojë për 68.000 çokollata dhe 440 lule

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button