Banka Popullore e Maqedonisë ka nevojë për 68.000 çokollata dhe 440 lule

Banka Popullore e Maqedonisë (BPM) ka publikuar shpallje për mbledhjen e ofertave për furnizim të çokollatave prej qumështit. Sipas shpalljes së publikuar, çokollatat e qumështit duhet të jenë me logo të bankës, ndërkaq në fotografitë nga bankënotat prej 500, 1.00, 200, 100, 50 dhe 10 denarë. Sipas specifikimit teknik, çdo çokollatë duhet të jetë 5 gramë, ndërkaq duhet të punohen 68.000 të tilla, njofton Portalb.mk.

Sipas publikimit, në Byronë për Furnizime Publike, bëhet fjalë për marrëveshja e cila është vlerësuar të jetë prej 127.118 denarë, gjegjësisht rreth 2.000 euro pa TVSH.

Njëkohësisht, BPM, ka publikuar shpallje edhe për 440 lule. Ajo kërkon që të blejë ikebanë prej 60, 50, 40 cm, por edhe buqete dhe kurora funeralesh. Sipas shpalljes, banka kërkon tre trëndafila prej 80 cm në ngjyrë rozë, një anturium në ngjyrë të kuqe, një zambak në ngjyrë rozë, dy gipsofila, por edhe gjashtë gerbera. Gjithashtu, kërkohen edhe 2 lule me saksi e cila duhet të jetë e lartë 15 cm, e mbështjellë me letër të dekoruar ngjyrë të kuqe si dhe me lidhëz PVC ngjyrë ari me lartësi prej 1 metër. Vlera e luleve llogaritet të jetë 257.627 denarë, pa TVSH, ose pak më shumë se 4.000 euro.

BPM kërkon edhe material reprezentativ, ndërkaq vlera e saj është rreth 30.000 euro. Në korniza të këtij furnizimi kërkohen edhe suvenire me vlerë rreth 5.000 euro, materiale reprezentative për në zyra – 14.000 euro dhe material reprezentativ “edukim financiar” për pak më shumë se 4.000 euro.

Banka Popullore sqarohet në lidhje me blerjen e luleve dhe çokollatave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button