Në Vjenë filloi takimi i Dimtrovit dhe Koxiasit me ndërmjetësuesin e emrit, Methju Nimic

Filloi takimi i ministrave të  punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë  Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias me ndërmjetësin Methju Nimic në Vjenë, transmeton MIA.

Ky është raundi i tretë i negociatave të ripërtërira midis dy vendeve për zgjidhjen e kontestit pothuajse tridhjetëvjeçar për emrin e Maqedonisë.

Negociatat për herë të parë pas ripërtëritjes zhvillohen në nivel të ministrave të punëve të jashtme, pasi për këtë i dakorduan kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në takimin në Davos muajin e kaluar.

Dimitrov dhe Koxias dje patën takim në Vjenë, ku i harmonizuan pozicionet para takimit të sotëm me Nimicin.

Nuk ka informacione nëse në takimin e sotëm do të shqyrtohet draft-marrëveshja, të cilën për në mes të shkurtit e paralajmëroi Koxias.

Ministritë e punëve të jashtme të të dy vendeve dhe pres shërbimi i KB-së, dje njëkohësisht e paralajmëruan takimin mes dy minsitrave me Nimicin.

Raundin e ri të bisedimeve që nga java e kaluar e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, i cili theksoi se Maqedonia bën gjithçka që të dëshmohet se nuk ka kurrfarë motivesh irredentiste.

Zaev e shprehi edhe gatishmërinë e palës së Maqedonisë që të pranohet përcaktimi gjeografik, por përmendi se nuk sheh nevojë për ndryshim të Kushtetutës së vendit.

Emër i përbërë edhe për përdorim të jashtëm edhe për të brendshëm, për të cilin duhet ndryshim kushtetues dhe  tërheqje e të gjitha dyshimeve për qëndrime irredentiste, është korniza që garanton mbylljen e problemit, paralajmëroi sot Cipras në takimin e grupit parlamentar të SYRIZA-s.

Negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë u ripërtërinë më 12 dhjetor të vitin e kaluar në Bruksel, kur me ndërmjetësuesin Nimic u takuan  negociatorët Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis. Në raundin e fundit të bisedimeve për emrin i cili u mbajt më 17 janar në Nju-Jork ndërmjetësuesi Nimic doli me një seri sugjerimesh dhe propozimesh dhe vlerësimesh se në shesh është zgjidhje e kontesti shumëvjeçar mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Ndërmjetësi kah fundi i muajit të kaluar i vizitoi Athinën, më pas edhe Shkupin, ku kishte takime të ndara me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës së Greqisë dhe Maqedonisë.

LEXO: Strategjia e zgjerimit i KE-së: Ja cilat janë gjashtë “detyrat e shtëpisë” që duhet t’i kryejë Maqedonia

Raundin e ri të bisedimeve që nga java e kaluar e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev.

Kryeministri, i cili muajin e kaluar në Davos kishte takim të drejtpërdrejt me kolegun e tij grek Aleksis Cipras, në të cilin i shprehën pozicionet e të dyja anëve në bisedimet për emrin dhe u morën vesh për lëshime të caktuara me qëllim që t’i jepet shtytje procesit, javën e kaluar theksoi se Maqedonia bën gjithçka që të dëshmojë se nuk ka kurrfarë motivesh irredentiste.

Mes tjerash dy kryeministrat atëherë paralajmëruan se bisedimet do të ngrihen në nivel më të lartë, respektivisht në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme.

Zaev e shprehi edhe gatishmërinë e palës së Maqedonisë që të pranohet përcaktimi gjeografik, por përmendi se nuk sheh nevojë për ndryshim të Kushtetutës së vendit.

Emër i përbërë edhe për përdorim të jashtëm edhe për të brendshëm, për të cilin duhet ndryshim kushtetues dhe  tërheqje e të gjitha dyshimeve për qëndrime irredentiste, është korniza që garanton mbylljen e problemit, paralajmëroi sot Cipras në takimin e grupit parlamentar të SYRIZA-s.

Negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë u ripërtërinë më 12 dhjetor të vitin e kaluar në Bruksel, kur me ndërmjetësuesin Nimic u takuan  negociatorët Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis. Në raundin e fundit të bisedimeve për emrin i cili u mbajt më 17 janar në Nju-Jork ndërmjetësuesi Nimic doli me një seri sugjerimesh dhe propozimesh dhe vlerësimesh se në shesh është zgjidhje e kontesti shumëvjeçar mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Ndërmjetësuesi kah fundi i muajit të kaluar i vizitoi Athinën, më pas edhe Shkupin, ku kishte takime të ndara me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës së Greqisë dhe Maqedonisë.

Emri i Maqedonisë, Cipras: duhet të ndryshohet Kushtetuta

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP