MPJ ruse për Strategjinë e Ballkanit Perëndimor: Qëndrimi ynë nuk është “me ne ose kundër nesh”

“Rusia nuk sheh kurrfarë pengese në zhvillimin e marrëdhënieve me vendet të cilat duan që të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe ndaj tyre nuk aktivizohet parimi “me ne ose kundër nesh”, deklaroi në konferencë për shtyp, zëdhënësja e Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, e pyetur për koment ndaj Strategjisë të Komisionit Evropian për Zgjerim të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, në mesin e të cilave është edhe Maqedonia, njofton Portalb.mk.

Zaharova nuk dëshironte që ta komentojë Strategjinë, duke theksuar se fillimisht “duhet ta studiojnë”, ndërkaq më pas do t’i “ndajnë vlerësimet”.

“Në lidhje me marrëdhëniet tona edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor edhe me vendet e Bashkimit Evropian ata kanë vlerë thelbësore për ne. Ne i zhvillojmë marrëdhëniet me këto shtete, por edhe me asociacionet integrative në të cilat ato bëjnë pjesë”, tha Zaharova, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske se si MPJ-ja e Rusisë e vlerëson Strategjinë e Komisionit Evropian dhe çfarë ndikimi do të ketë në marrëdhëniet e Moskës me vendet e këtij rajoni dhe me BE-në.

Ajo theksoi se pozita e Rusisë gjithmonë ka qenë e qartë ndaj kësaj çështjeje.

“Në lidhje me vendet që nuk janë vende anëtare të BE-së dhe e shqyrtojnë anëtarësimin e tyre ose që të kenë interaksion më të afërt me BE-në, ne nuk shohim kurrfarë pengesash në zhvillimin e marrëdhënieve të tyre me to dhe asnjëherë nuk e parashtrojmë pyetjen “me ne ose ata”. Ne gjithmonë jemi për harmonizim të këtyre marrëdhënieve. Ne besojmë se praktika dhe përvoja tregojnë se rruga e tillë është e mundshme”, deklaroi Zaharova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP