Mogherini dhe Han: BE do të pranojë anëtare të reja, nëse e kryejnë detyrën e shtëpisë

Shqipëria dhe Maqedoni po bëjnë zhvillim të rëndësishëm në rrugën evropiane dhe Komisioni Evropian është i gatshëm t’u japë rekomandime për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, në bazë të kushteve të plotësuara, u tha sot në Strasburg, njofton Portalb.mk.

Strategjia parasheh zgjerimin e BE-së deri në vitin 2025 për ato që do t’i plotësojnë kushtet e nenin 48 nga Marrëveshja për Bashkimin Evropian, duke i përfshirë edhe kriteret e Kopenhagës.

“Muajt e ardhshëm do të jenë kthesë për BE-në dhe të ardhmen e BE-së, si dhe të ardhmen e Evropës. BE potencialisht do të ketë anëtare të reja, por siç shihet kjo kërkon vendosmëri te partnerët tanë në rajon”, porositi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, gjatë prezantimit të sotëm të Strategjisë për Ballkanin Perendimor në Komisionin Evropian në Parlamentin e BE-së në Strasburg.

Ajo porositi se gjashtë muajt e parë të vitit 2018 mund të jenë zgjidhje për të gjithë, por dhe kërkojnë koezistencë, trimëri dhe vendosmëri, që të munden të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë në BE, aty ku përkasin.

“Strategjia e përkrah agjendën e gjashtë iniciativave konkrete, të cilat i mbulojnë të gjitha fushat: sundimin e ligjit, sigurinë dhe emigrimin, zhvillimin socio-ekonomik, transportin dhe energjetikën, agjendën digjitale, si dhe paqen dhe marrëdhëniet ndërfiqnjësore”, tha Mogherini, duke theksuar se ka aktivitete konkrete që parashihen për rajonin mes këtij vitit dhe vitit 2020.

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, porositi se ky vit është mundësi historike për rajonin, i cili nga të gjitha anët është në kufi me anëtare të BE-së, transmeton Portalb.mk.

“Mundem vetëm të shtoj se kjo është mundësi historike për rajonin, i cili bie në rajon, i cili është i rrethuar me vende anëtare të BE-së, dhe është logjike që të ketë perspektivë për të gjitha anëtaret në rajon”, tha ai, duke sqaruar se ajo nënkupton që të gjithë në rajon patjetër duhet të jenë të interesuar që të punojnë në perspektivën evropiane dhe të mbahen njëri me tjetrin.

“Do të mundej njëra nga vendet të kyçet. Ajo është ambicioze, por vetëm nëse të gjitha kushtet plotësohen. Ky është moment pozitiv për perspektivën evropiane të gjashtë vendeve. Kushtet megjithatë patjetër duhet që të plotësohen. Anëtaret e BE-së, nuk do të pranojnë vende që nuk i kanë zgjidhur problemet”, tha Han.

Vetëm në vitin 2018, për Ballkanin Perëndimor janë paraparë 1.07 miliardë euro si ndihmë fillestare, ndërkaq prej vitit 2007 deri në vitin 2017 BE këtij rajoni i ka dhënë thuajse 9 miliardë euro.

“Shumë punë është përpara nesh, ne i shtruam të gjitha shtigjet, ky është moment pozitiv dhe jep optimizëm dhe motivim, por çdokush duhet që ta punojë detyrën e shtëpisë dhe ne nga BE patjetër ta mbarojmë detyrën e shtëpisë”, tha Han.

Ndryshe, Mali i Zi dhe Serbia edhe më tej identifikohen si lidere në rajon, kështu që pranimi i tyre në BE parashihet deri në fund të vitit 2025, me atë që negociatat inkuadruese do të përfundonin në vitin 2023. Vitin e njejtë, kur liderët në rajon do t’i përfundojnë negociatat, parashihet fillimi i procesit me Bosnjë e Hercegovinën.

Maqedonia dhe Shqipëria pritet t’i fillojnë negociatat në vitin 2019.

ЕУ Балкан

Fundi i vitit 2019 është afati deri në të cilin Serbia dhe Kosova do të duhej të arrijnë marrëveshje për normalizimin gjithpërfshirës të marrëdhënieve.

Delegacioni i BE-së në vend do të organizojë transmetim të drejtpërdrejtë të konferencës për shtyp, pas së cilës gazetarëve do t’u drejtohet ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

Zëvendëskryeminsitri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dje deklaroi se Maqedonia pret në Strategjinë të marrë perspektivë të qartë evropiane, por edhe mundësi që të arrihet afati së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi në vitin 2025 të bëhet pjesë e Unionit.

Sipas tij, duhet të kihet parasysh se Maqedonia ka përvojë më të madhe në këtë proces, më së gjati është në këtë proces dhe në realitet ka arritur shumë në kuptimin e harmonizimit me legjislaturën evropiane dhe në përmbushjen e kritereve.

Zyrtarisht dokumenti që sot u prezantua në Strasburg, autoriteteve të Maqedonisë do t’u dorëzohet nga euroambasadori Zhbogar.

4 thoughts on “Mogherini dhe Han: BE do të pranojë anëtare të reja, nëse e kryejnë detyrën e shtëpisë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL