Ambasadori Shçerbak: do të thellohen lidhjet Maqedoni – Rusi

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe Federatës Ruse do të vazhdojnë të thellohen. Kështu i ka premtuar ambasadori i Federatës Ruse në Maqedoni, Oleg Shçerbak kryeparlamentarit të Maqedonisë, Talat Xhaferi gjatë një takimi të përbashkët që u zhvillua sot në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë do të vazhdojnë të thellohen në të gjitha fushat, e sidomos në fushën e bashkëpunimit ndërparlamentar. Këtë vit përmbushen 25 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë dhe shënimi i këtij jubileu do të japë nxitje plotësuese për përparimin e bashkëpunimit bilateral”, ka thënë Shçerbak, thuhet ndërt të tjerash në kumtesën e dërguar nga Kuvendi i Maqedonisë.

​Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi shprehu kënaqësi për realizimin e takimit dhe shprehu shpresë se marrëdhëniet miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Federatës Ruse do të vazhdojnë të zhvillohen në vijën përpjetë.

Gjatë këtij takimi, kryeparlamentari Xhaferi ndër të tjerash ka folur edhe për raportin që pritet të publikohet më 17 prill nga Komisioni Evropian për Maqedoninë.

“Prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë janë anëtarësimi në BE dhe NATO, në muajin prill presim raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e ardhshëm të Aleancës”, ka thënë Xhaferi.

Shçerbak - Xhaferi
Shçerbak – Xhaferi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button