Zaev: Ky është emri i ri i aeroportit të Shkupit
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev bëri me dije se Qeveria në kuadër të seancës së sotme e vendosi emrin e ri të aeroportit të Shkupit. Aeroporti do ta merr emrin e ri “Aeroporti ndërkombëtar Shkup” dhe do të hiqet emri i deritanishëm “Aleksandri i Madh”, njofton Portalb.mk.
Gjithashtu, në kuadër të kësaj seance u pranua vendimi i mëhershëm për ri-emërtim të autostradës E-75 e cila lidh Maqedoninë me Greqinë, me emrin “Miqësia”.
Dy emërtimet kanë të bëjnë me masat që Maqedonia i merr për të ndërtuar miqësi me Greqinë dhe për të zgjidhur kontestin e emrit.
Zaev-Cipras: Maqedonia do ta ndryshojë emrin e aeroportit dhe autostradës (VIDEO)